LAJMI I FUNDIT:

Në Paris mbahet takimi i përbashkët i qeverisë së Francës dhe Gjermanisë

Në Paris mbahet takimi i përbashkët i qeverisë së Francës dhe Gjermanisë

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron sot do të kryesojnë seancën e përbashkët të qeverive të vendeve të tyre për vendosjen e mbrojtjes së Bashkimit Evropian në luftën kundër terrorizmit.

Takimi do të mbahet gjatë paradites, para ardhjes së presidentit amerikan Donald Trump për vizitë dyditore në Paris.


Macronnë intervistën për gazetën “Ouest France” sot tha se me kancelaren dëshiron të bisedojë për projektet e qarta, konkrete dhe ambicioze.

Kjo do të jetë seanca e parë e përbashkët e qeverive pas ardhjes së Macron në pushtet më 7 maj.

AFP shkruan se në seancë nuk do të mund të merren zgjidhje konkrete për reformat në eurozonë, të cilën e dëshiron Macron, pasi që për më pak se tre muaj në Gjermani do të mbahen zgjedhjet parlamentare, transmeton KosovaPress.