LAJMI I FUNDIT:

Në gjyq nënë e bijë, rrëfehen detajet se si i mashtruan shqiptarët për viza në Kanada

Në gjyq nënë e bijë, rrëfehen detajet se si i mashtruan shqiptarët për viza në Kanada

Dërgohen në gjyq nënë e bijë, të akuzuara për mashtrim të shumë shqiptarëve duke u premtuar viza pune në Kanada.

Sipas hetimeve, janë 360 shqiptarë që janë mashtruar duke paguar diku te 20 mijë dollarë për viza pune në shtetin kanadez, por që nuk kanë marrë asgjë si këmbim.


Lule Makashi dhe vajza e saj u arrestuan në Aeroportin e Rinasit, pasi autoritetet kanadeze vendosën që t’ua ndërprisnin vizat dhe i kthyen ato mbrapsht pas nisjes së hetimeve në Shqipëri.

Dosja

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen penale me të pandehur dy shtetaset akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, në dëm të disa personave, e parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

Nga tërësia e hetimeve ka rezultuar se shoqëria me administratore të pandehurën Lule Makashi është një shoqëri tregtare me përgjegjësi të kufizuar, me objekt të veprimtarisë së saj si agjenci shërbimesh, hapje dhe funksionimi i agjencive të punësimit duke ndërmjetësuar e punësuar brenda dhe jashtë vendit.

Për çdo aplikant plotësohej një kontratë shërbimi në të cilën përcaktoheshin të drejta dhe detyrime si dhe mënyra e veprimit në rast tërheqje të aplikantit apo në rastet kur nuk pajiseshin me vizë apo nuk lidhej kontrata e punës.

Pagesa kryhej në bankë në numrin e llogarisë së shoqërisë. Nga praktikat e ardhura nga banka lidhur me gjendjen e llogarisë rezulton se nga kjo llogari janë kryer tërheqjet e lekëve nga punonjës të ndryshëm pranë shoqërisë. Pavarësisht faktit se shërbimi për të cilin ishte lidhur kontrata nuk ofrohej aplikantëve nuk u kthehej vlera monetare e paguar, sipas parashikimeve në kontratë.

Në shumë raste aplikantët paguanin për një shërbim dhe ai shërbim nuk ofrohej duke u propozuar aplikimin për një shërbim tjetër (për shembull nga vizë punësimi në vizë studimi, ose anasjelltas) duke mos iu ofruar përfundimisht asnjë lloj shërbimi dhe duke mos iu kthyer asnjë lloj pagese e kryer.

Kush u mashtrua

Rreth 204 shtetas kanë paraqitur kallëzimin përkatës pasi kanë aplikuar në këtë shoqëri, duke dorëzuar deri në disa mijëra euro për t’u pajisur me një vizë punësimi ose shkollimi në shtete të ndryshme si Kanada, Danimarkë, Australi, Spanjë, etj, por ata nuk janë pajisur me vizë dhe paratë nuk u janë kthyer.

Në këtë veprimtari të kundërligjshme e pandehura Lule Makashi ndihmohej nga Adeila Makashi, e cila ka patur detyrën e koordinimit dhe mbajtjes së lidhjes me partnerët e huaj me të cilët pretendojnë se kanë lidhur marrëveshje shërbimi.

Punonjësit e tjerë të shoqërisë kanë patur detyra ndihmëse të cilat konsistonin vetëm në përgatitjen e dokumenteve, mbajtjen e kontakteve apo komunikimin me aplikantët.

Ky aktivitet i kundërligjshëm ka vazhduar deri në muajin Prill 2016, kohë në të cilën e pandehura L.M ia ka shitur shoqërinë një shtetasi me të gjitha të drejtat dhe detyrimet dhe bashkë me A.M janë larguar nga Shqipëria.

Ky veprim tregon qartë faktin e shmangies nga të gjitha detyrimet financiare, dhe qëllimin që shumat e përfituara nga aplikantët të mos i kthenin më. Sa më sipër, ka rezultuar tërësisht e provuar se të pandehurat kanë konsumuar elementët e veprës penale për të cilat janë akuzuar.

Për këtë arsye Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkalles se Pare Tiranë ka dërguar për gjykim çështjen penale me të pandehur nene e bije dhe shoqërinë “ “ANDE-LM”sh.p.k, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, në dëm të disa personave, e parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal. /Panorama/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori