LAJMI I FUNDIT:

Momenti epik kur Chapecoense arrin finalen falë portierit i cili vdiq në spital duke pyetur për shokët e skuadrës (Video)

Momenti epik kur Chapecoense arrin finalen falë portierit i cili vdiq në spital duke pyetur për shokët e skuadrës (Video)

Chapecoense shkroi historinë e klubit dhe të futbollit brazilian me arritjen në finalen e Kupës së Amerikës së Jugut, e cila ëndërr për trofe u shndërrua në tragjedi që mori jetën e 77 personazve, në mesin e të cilëve gjithë stafin drejtues të klubit dhe lojtarët që realizuan këtë ëndërr.

Vetëm para pak ditësh u zhvillua gjysmëfinalja e dytë kthyese në kuadër të Kupës së Amerikës së Jugut, ku skuadra e Chapecoense vuajti shumë ndaj klubit të madh argjentinas, San Lorenzo.


Me shumë herë më pak buxhet, Chapecoense arriti që këtë gjysmëfinale ta çojë në penalti, aty ku doli në pah portieri Danilo me heroizmat e tij.

Te gjitha lajmet rreth tragjedise se Chapecoenses
Lexo po ashtu Te gjitha lajmet rreth tragjedise se Chapecoenses

Ai ndali penaltinë vendimtare, duke u bërë heroi i ekipit dhe i gjithë tifozëve, shkruan Telegrafi.

Gëzimi pas kësaj penaltie të ndalur ishte i jashtëzakonshëm në tribuna, pasi që do të realizohej ëndrra për të luajtur në finalen e Kupës së Amerikës së Jugut, një ëndërr për trofe që megjithatë u bë tragjedi.

Momenti që sot është dhimbje për të gjithë dashamirët e futbollit! Finalja e cila çoi te tragjedia!
Momenti që sot është dhimbje për të gjithë dashamirët e futbollit! Finalja e cila çoi te tragjedia!

Danilo pas tragjedisë shpëtoi me disa plagë dhe u dërgua në spital, por pasi foli me gruan e tij dhe pasi pyeti për bashklojtarët, duke thënë se ata kanë nevojë për të ku do që janë, edhe ndërroi jetë.

Kjo histori e mrekullueshme e këtij ekipi që përfundoi në tragjedi ka prekur zemrat e miliona futbolldashësve anë e mbanë botës. Dhe kjo është e pashmangshme nëse shohim momentet e lavdisë nëpër të cilat kaloi ky ekip. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori