Nëse vuan nga migrena nuk mund të kontrollosh të gjitha shkaqet që sjellin dhimbje koke, por në varësi të tyre mund të praktikosh ato pozicione joge që ulin shpeshtinë dhe intensitetin e dhimbjeve.
Seanca e shkurtër asana e yoga-s më poshtë vlen për migrenën e shkaktuar nga ndryshimet hormonale ose tensioni muskulor. Si joga, është zbuluar që edhe magneziumi dhe vitamina B2 (riboflavin) ulin frekuencat e migrenës me afërsisht 50% te personat që kanë disa kriza në muaj.
Kjo seancë mund të jetë e dobishme për migrenat hormonale, lodhjen, pagjumësinë ose çrregullimet hormonale që sjell gjendja gjinekologjike e quajtur endometriosis.
Nis me një seancë të lehtë nxehjeje si gjashtë lëvizjet e shtyllës kurrizore, përshëndetje dielli, ose hëne të lehta. Vendos kuba, ose tapetë apo batanije për të gjitha pozicionet që t’i realizosh pa mundim.
NGA POZICIONI NGRITUR:
Uttanasana – (Qëndrim i përkulur përpara)
Bëj 3-5 frymëmarrje në atë pozicion. Mbushu me frymë kur ngrihesh X 2. Ky qëndrim e lehtëson migrenën sepse çliron tensionin nga koka, qafa dhe shpatullat.
Vrikshasana – (Pozicioni Pemë)
Qëndro për 4-5 frymëmarrje, ule këmbën gjatë frymënxjerrjes dhe përsërite në anën tjetër. Ky qëndrim ndihmon për të hapur pjesën e përparme të trupit, për të krijuar hapësirë për frymëmarrje dhe përgatit trupin për Prasarita Padottanasana.
Prasarita Padottanasana (Përkulje përpara me këmbët e hapura)
3-5 frymëmarrje. Nxire frymën kur të ngrihesh. X 2. Një nga përkuljet më të realizueshme dhe të lehta, arrin të çlirojë tensionin e qafës dhe ndihmon për të çuar oksigjenin në tru.
NGA POZICIONI ULUR:
Paschimottanasana (Përkulja përpara ulur) nga Qëndrimi Dandasana
Qëndro kështu për 3-5 frymëmarrje, thith ajrin kur do ngrihesh dhe nxirre për të shkuar në vend. Ky pozicion shtrin muskujt dhe çliron tensionin nga shpina duke qenë që ti merr frymë thellësisht me gjithë gjoks.
Janu Sirsasana (pozicion ulur koka te këmbët)
3-5 frymëmarrje. Merr frymë kur ngrihesh, nxirre për t’u qetësuar dhe kthehu në anën tjetër. Ky pozicion duke masazhuar lehtësisht organet e brendshme është shumë i mirë nëse dyshon që migrena është rezultat i çrregullimit hormonal.
Baddha Konasana (Qëndrimi me kavilje të përthyera)
Qëndro në atë pozicion për 3-5 frymëmarrje, pastaj shtrihu me shpinë, duke i mbajtur shputat e bashkuara dhe ndoshta duke vendosur një peshqir të palosur pas për të shtrirë shpinën sipër për pozicionin Supta Baddha Konasana. Qëndro në këtë pozicion për të paktën 10 frymëmarrje, ndihmon në qetësimin e sistemit nervor.
Supta Virasana (pozicioni i shtrirë)
10 frymëmarrje. Kjo ndihmon për të nxjerrë tensionin e grumbulluar rreth zemrës dhe mushkërive dhe përmirëson qarkullimin e gjakut në të gjitha pjesët e trupit. Para se të dalësh plotësisht nga ky qëndrim, lëviz përpara në Pozicionin e Fëmijës mbi një turë batanijesh për një kohë prej 10 frymëmarrjesh për të lehtësuar dhe qetësuar mendjen.
Viparita Karani (Pozicioni me këmbë lart në mur)
10 frymëmarrje. Një jastëk në formë syri ose një batanije e palosur poshtë kokës janë ndihmëse shumë të mira për këtë qëndrim, sidomos gjatë dhimbjes së kokës, shkruan revista class. Ky qëndrim ndihmon për të qetësuar tensionin nervor dhe ndihmon qarkullimin e gjakut dhe hormoneve në tërë trupin.
Halansana
Qëndro kështu për 10 frymëmarrje. Përdor një batanije të palosur poshtë shpatullave për të krijuar hapësirë për qafën. Ulja e mjekrës (Jalandhara Bandha) në këtë pozicion ndihmon për të lehtësuar qarkullimin dhe sistemin e frymëmarrjes dhe për të çliruar tensionin nga pjesa e sipërme e trupit .
Përfundo me Nadi Shodhana
Alterno frymëmarrjen hundore dhe pastaj merr 5 minuta kohë për t’u qetësuar, ose duke u shtrirë në pozicionin Savasana ose në një pozicion çlodhës të mbështetur. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
Si të lajmë lodrat prej pelushi
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë
Madhësia mesatare e penisit: A e keni penisin të madhësisë normale?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre