LAJMI I FUNDIT:

Marinsi amerikan pranon se kishte urinuar mbi kufomat e talebanëve

Marinsi amerikan pranon se kishte urinuar mbi kufomat e talebanëve

Një marins amerikan, ka pranuar se kishte urinuar mbi trupat e vdekur të talibanëve në Afganistan.

Rreshteri Edward Deptola tha se ai e dinte se përdhosja e kufomave dhe paraqitja në “fotografi si një trofe” ishin gabim, por ai nuk ofroi asnjë sqarim për sjelljen e tij gjatë seancës së gjyqit ushtarak në kampin Lejeune të Karolinës së Veriut.

Edhe pse kryetari i trupit gjykues në gjyqin e Deptola kishte rekomanduar një dënim më të ashpër, dënimi maksimal me të cilin ai do të përballet sipas kushteve të një marrëveshjeje paraprake është ulje në gradë ushtarake. /Rel/Telegrafi/