LAJMI I FUNDIT:

Lluka: Mjekët po largohen me të madhe nga Kosova

Lluka: Mjekët po largohen me të madhe nga Kosova

Kryetari i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur, Jahja Lluka, ka thënë se shoqata të cilën ai e drejton ka shënuar 27-vjetorin e themelimit, duke kujtuar se largimi i shqiptarëve nga trojet e veta po vazhdon edhe tash.

Lluka ka theksuar se gjatë kohës kur dhjetëra autobusë me të rinj, largoheshin në drejtim të vendeve të Evropës, shoqata pati ndarë çmimin për një nënë nga fshati Shkabaj, në Prishtinë, e cila kishte 16 fëmijë, dhe përkundër të gjithë represionit ata po qëndronin në vendlindje.


“Me angazhimin e shumë profesorëve të UP-së, kemi arritur që aso kohe t’i sensibilizojmë masat, që duhet të qëndrohet në Kosovë, sepse largimi dhe braktisja e atdheut është në interes të Serbisë”, ka theksuar Lluka në emisionin InfoBox të RTV Dukagjini.

Sipas Llukës, brengosëse është se Kosova po humb shumë intelektualë, të cilët po largohen në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian (BE), për arsye të mungesës së mirëqenies.

“Sot mjekët me të madhe po largohen nga Kosova. Brengosëse është se vendi investon në përgatitjen e tyre dhe më pastaj ata ikin, sepse kërkojnë një jetë ku kanë mirëqenie”, ka theksuar ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori