LAJMI I FUNDIT:

Lista Serbe përkrah qeverinë e Haradinajt–Këto janë kushtet e tyre

Lista Serbe përkrah qeverinë e Haradinajt–Këto janë kushtet e tyre

Duket e sigurt që Kosova më në fund do të ketë qeverinë, pjesë e së cilës pa dyshim do të jetë Lista Serbe, e cila të enjten do të mbështes zgjedhjen e Kadri Veselit për Kryetar të Kuvendit nga koalicioni PAN, dhe me këtë edhe qeverinë e re, shkruan portali serb ‘Blic’, transmeton “Zeri.info”.

Në këmbim të mbështetjes, Lista Serbe do të marrë postin e zëvendëskryeministrit dhe tri ministri.


“Është duke u pritur për konfirmim përfundimtar nëse koalicionin e madh do ta mbështesin lideri i Aleancës për Kosovën e Re, Behgjet Pacolli, si dhe deputetët Ilir Deda dhe Mimoza Kusari. Lista serbe është e pashmangshme, sepse pa të nuk ka shumicë”, shkruan “Blic”, përcjell “Zeri.info”.

“Në qeverinë e fundit Lista Serbe kishte një zv/kryeministër dhe dy ministra, ndërsa tani do të duhej të ketë një zëvendëskryeministër dhe tre ministra. Me shumë gjasa serbëve do t’u takojnë Ministria e Pushtetit Lokal, Ministria për Komunitete dhe Kthim, si dhe Ministria e re e Bujqësisë”, raporton “Blic”.

Kusht tjetër i Listës serbe do të jetë implementimi i marrëveshjes së  Brukselit për të cilën janë dakorduar të dyja palët pjesëmarrëse në bisedime, si dhe formimi i dy komunave të reja me shumicë serbe.

“Serbët gjithashtu do të insistojnë të formojnë dy komuna të reja. Njëra është Prilluzhë-Plemetin me shumicë serbe, e cila tani është në kuadër të komunës së Vushtrrisë me shumicë shqiptare. E dyta është Gora, me shumicë gorane. Goranët tradicionalisht janë treguar besnikë ndaj Serbisë. Komuna e Gorës kanë ekzistuar më parë, por autoritetet në Prishtinë e kanë  “shuar” për shkak të besnikërisë ndaj Serbisë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori