LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Demarkacioni s’ka gjasa të kalojë javën e ardhshme

Lekaj: Demarkacioni s’ka gjasa të kalojë javën e ardhshme

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, është shprehur i bindur se marrëveshja për Demarkacion me Malin e Zi, e cila pritet të procedohet gjatë javës së ardhshme në Kuvend, nuk do të miratohet.

Sipas Lekajt, deputetët që kanë qenë kundër versionit aktual të kësaj marrëveshje nuk kanë ndërruar qëndrimin e tyre.


“Pavarësisht faktit se javën tjetër do të procedohet marrëveshja për Demarkacion, ne mendojmë se ajo nuk do të miratohet, pasi që asnjë deputetë që ka pas qëndrim kundër kësaj marrëveshje nuk ka lëvizur nga qëndrimi dhe në këtë drejtim besoi se do të bie poshtë kjo marrëveshje”, tha Lekaj për “Gazeta Blic”.

I pyetur se a do të pengohet miratimi i saj dhe me çfarë metodash do ta bëjnë një gjë të tillë, deputeti Lekaj tha se për ta pamundësuar ratifikimin e saj do të përdorin çdo mjet të mundshëm përveç dhunës, kështu duke përjashtuar gazin lotsjellës dhe metodat tjera që e i kanë aplikuar më parë.

“Ne do t’i ndërmarrim disa veprime tona për ta penguar miratimin e kësaj marrëveshjeje, duke përjashtuar metodat e dhunshme, por duke i ftuar deputetët që të mos ndryshojnë mendjen. Unë jam mëse i bindur se kur do që të procedohet, kjo marrëveshje nuk do të kalojë”, ka thënë ai.

Më tej, ai ka shtuar se nëse ndodh procedimi i marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi në Kuvend gjatë javës së ardhshme do të mungojë një pjesë e deputetëve, çka do të ndikonin në uljen e gjasave të ratifikimit të kësaj marrëveshjeje.

“Ditën e diele, një grup prej 5 deputetëve udhëtojnë për në Strasburg deri të premten, dhe kështu i bie që s’do të ketë gjasa të kalohet ky Demarkacion”, ka përfunduar Lekaj.

Ndryshe, është kreu i Kuvendit, Kadri Veseli ai që bëri të ditur se javën e ardhshme, marrëveshja në fjalë do të procedohet në Kuvend. Për këtë gjë, ky i fundit thotë se është koordinuar edhe me ndërkombëtarët. Çështja e Demarkacionit me Malin e Zi, është një prej temave më të debatuara në vend për shkak të dyshimeve që janë hedhur në opinion nga deputetët e partive opozitare dhe një pjesë e atyre në pozitë se është në dëm të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori