LAJMI I FUNDIT:

Kur nata bëhet ditë: U shpërthen meteori mbi kokë, tmerrohen banorët (Video)

Kur nata bëhet ditë: U shpërthen meteori mbi kokë, tmerrohen banorët (Video)

Banorët në Republikën e Khakassia në jugperëndim të Siberisë, ishin dëshmitar të shpërthimit të një topi gjigant të zjarrtë në qiell që ndodhi, që për pak sekonda e shndërroi natën në ditë. Madje disa prej tyre kanë arritur të filmojnë këtë moment të pazakontë.

“Fillimisht nuk e dija se çfarë po ndodhte. Papritmas qielli u shndrit, ishte thjesht një dritë e madhe”, ka deklaruar dëshmitarja Olga Sagalakova, transmeton Telegrafi.


“Mbi male pamë që po fluturonte një meteor gjigant. Kishte një bisht, thjesht ishte i frikshëm, sepse menduam që mund të jetë një bombë”, ka shtuar ajo.

Raportohet se meteori ka shpërthye në atmosferë. Nëse ndonjë fragment i meteorit ka ‘mbijetuar’, atëherë destinacioni më i mundshëm ku ka rënë raportohet se është lugina Valley, zonë drejt së cilës është nisur një ekspeditë. /Telegrafi/