LAJMI I FUNDIT:

Kujtojmë kohën kur Barcelona e madhe ishte mposhtur nga Flamurtari i Vlorës (Foto/Video)

Kujtojmë kohën kur Barcelona e madhe ishte mposhtur nga Flamurtari i Vlorës (Foto/Video)
Pasqyrim nga mediat spanjolle

Një nga periudhat më të lavdishme të Flamurtarit të Vlorës pa dyshim se është viti 1987. Në shtator të vitit 1987 eliminuan Partizanin nga Beogradi në garat e Kupës së UEFA.

Në të tetën e finales së Kupës së UEFA, klubi shqiptar qe përballur me Barcelonën, që atëkohë kishte futbollistë të njohur, si Gary Lineker, Andoni Zubizarreta, Gerardo Miranda Concepcion, Migueli, Manolo, Fernandez Bonillo Roberto, Jose Moratalla, Lobo Carrasco, Ramon Caldere, Urbano etj.


Para takimit me Barcelonën Flamurtari kishte mposhtur Partizanin e Beogradit dhe për këtë skuadër luante Fadil Vokrri.

Vokrri u prit nga vlonjatët me lule dhe duartrokitje

Me 25 nëntor, në ‘Camp Nou, para më së 10 mijë shikuesve triumfoi Barcelona me rezultat 4:1 ndaj vlonjatëve.

Golat i shënuan për Barcelonën: Urbano (42′), Lineker (54′ e 55′) e Carrasco (58′) dhe për Flamurtarin Ruci (70′-nga penalltia).

Në ndeshjen e kthimit me 9 dhjetor të vitit 1987, Flamurtari tregoi lojë të madhe në stadiumin në Vlorë ku ishin mbledhur 18.500 shikues, nuk kishte vend për të gjithë.

Pasqyrim nga mediat spanjolle

Flamurtari triumfoi me golin e bukur të Sokol Kushtës, duke e gjunjëzuar me rezultat 1:0 Barcelonën, por u eliminuan me rezultat të përgjithshëm 4:2 nga Kupat evropiane.

Pamje nga ajo ndeshje

Ky ishte formacioni i Flamurtarit: Anesti Arapi, Petro Ruci, Kreshnik Çipi, Rober Iljadhi, Rrapo Taho, Sokol Kushta, Vasil Ruci, Alfred Ferko, Viktor Daullja, Eqrem Memushi dhe Vasilaq Ziu.

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori