Institucionet e Kosovës janë duke punuar në vazhdimësi për të aplikuar për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, sikurse Agjencia për Kulturë, Shkencë dhe Arsim e Kombeve të Bashkuara (UNESCO) dhe Këshilli i Evropës, konfirmojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës. Mirëpo, ata nuk kanë precizuar ndonjë afat të caktuar se kur do ta bëjnë këtë.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Qeverisë së Kosovës, Valon Murtezaj, thotë, se institucionet e Kosovës, në radhë të parë Ministria e Jashtme, po punon me intensitet të shtuar për avancimin e dosjes së aplikimit për anëtarësim në UNESCO. Por, sipas tij, kjo nuk nënkupton që Kosova domosdo do të aplikojë për anëtarësim në këtë organizatë, gjatë këtij viti.
“Ende ne nuk kemi ndonjë vendim përfundimtar se kur do të aplikojmë. Janë plot rrethana, të cilat do të analizohen me kujdes. Janë zhvillimet brenda UNESCO-s, janë zhvillimet në Kosovë, rajonale etj. Pra, të gjitha këto kanë ndikim në gjithë procesin. Prandaj, ne do të jemi të kujdesshëm që mos të përsëritet një situatë e re, në të cilën ne nuk do të mund të kishim sukses. Në aplikimin e dytë, ne patjetër duhet të jemi me gjasa të sigurta për t’u anëtarësuar”, thotë Murtezaj.
Zëvendësministri Murtezaj thekson se mjaft rrethana nuk varen detyrimisht nga Kosova, për ta determinuar saktësisht se kur do të merret vendimi për të aplikuar për anëtarësim në UNESCO. Ngjashëm, sipas tij, është situata edhe për aplikimin për anëtarësim të Kosovës në Këshillin Evropian.
“Nuk ka afat kohor, por esenca e gjithë kësaj është që Kosova ka shumë nevojë për t’u anëtarësuar në këtë institucion, i cili merret me segmente të rëndësishme të jetës për qytetarët e Kosovës, siç janë: të drejtat e njeriut, sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, të drejtat e minoriteteve. Të gjitha këto bëjnë që Kosova të ketë një interesim edhe më të theksuar dhe përkushtim për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Natyrisht që edhe prej momentit të aplikimit, procesi zgjat. Pra, nuk është një proces që mund të përmbyllet brenda një apo dy vjetëve”, sqaron Murtezaj.
Por, deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Puhie Demaku, anëtare e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, shpreh mendimin se institucionet e Kosovës janë vonuar për t’u integruar në organizatat ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe UNESCO-n dhe Këshillin e Evropës.
“Po e them shumë e vonuar, për shkak se, mos të harrojmë se organizatat ndërkombëtare përbëhen prej shteteve anëtare, politikat e të cilave dirigjohen nga politika e brendshme e secilit shtet anëtar. Sa më shumë që po ndryshon politika nëpër botë, në kuptimin që po fiton më shumë përkrahje rryma ekstreme e djathtë në shtetet anëtare, aq më e ashpër dhe më e vështirë do të jetë për Kosovën situata për anëtarësim në organizma multilateral”, thotë ajo.
Deputetja Demaku, shpreh mendimin se Qeveria e Kosovës nuk është duke punuar mjaftueshëm dhe me seriozitetin e nevojshëm, në mënyrë që të bëhen aplikimet e duhura në organizatat ndërkombëtare.
“Sa më shumë që e shtyjmë procesin, gjendja do të vijë duke u përkeqësuar, për sa i përket kushteve, dhe jo duke u përmirësuar. Kështu që, nëse nuk aplikojmë, ne domosdo e diskualifikojmë veten”, konsideron Demaku.
Më 9 nëntor të vitit 2015, Kosova kishte dështuar të bëhet anëtare e UNESCO-s, duke mos arritur që të marrë më shumë se dy të tretat e votave të nevojshme të vendeve anëtare të kësaj organizate, të pranishme në punimet e konferencës së përgjithshme të saj.
Kosovës i munguan edhe 3 vota “për”. Paraprakisht, Kosova ishte ballafaquar me një fushatë agresive të Serbisë, e cila kishte kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO./rel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
10 vjet nga Ligji për sigurime shëndetësore, 11 vjet nga Ligji për shëndetësinë – PRAK liston pikat e rëndësishme për sistemin shëndetësor, por që nuk janë bërë
Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre