LAJMI I FUNDIT:

Kjo është dëshmia e burrit që hodhi gruan nga kati i katërt

Kjo është dëshmia e burrit që hodhi gruan nga kati i katërt

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Ferdinand Rukon, i cili ia mori jetën gruas duke e hedhur nga dritarja e tualetit në Fier, disa ditë më parë.

Sipas burimeve bëhet e ditur se Ruko nuk ka dhënë asnjë deklaratë në gjyq në lidhje me ngjarjen, teksa është parë në gjendje të rënduar emocionale në sallë.


Televizioni Klan ka zbardhur dëshminë e tij përpara hetuesve. Ai është shprehur i penduar për veprimin që kishte kryer, për faktin se tashmë dy fëmijët e tyre do të mbeteshin jetimë.

Ai ka rrëfyer me detaje në polici atë çka ndodhi në apartamentin e tyre.

Ferdinand Ruko: Shkova në shtëpi dhe Liljana nuk më pranoi. Nisëm grindeshim, i futa duart në fyt dhe e shtrëngova fort. I thashë: Mbylle gojën se kjo gojë e shkatërroi shtëpinë dhe familjen. Më goditi në fytyrë dhe më tha: Kriminel, gjakpirës.

Më pas Ruko iu ka rrëfyer hetuesve si kishte hedhur gruan nga dritarja e tualetit të shtëpisë.

Ferdinand Ruko: I vendosa duart e Liljanës poshtë sqetullave dhe e tërhoqa drejt tualetit. E ngrita me shpinë dhe e vendosa në parmaku i dritares. Liljana reagonte duke tentuar që të mbahej në anët e dritares, por unë shtyva atë duke e hedhur përjashta. Jam i penduar, pasi tani kam dy fëmijë jetimë.

Më pas Ruko, ka pohuar se pasi kishte kryer krimin kishte njoftuar policinë, si dhe kishte telefonuar të vëllanë duke i thënë se çfarë kishte bërë./Albeu.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori