LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Pas takimit konsultativ të së mërkurës, vendosim për seancën

Hoxhaj: Pas takimit konsultativ të së mërkurës, vendosim për seancën

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se pas takimit konsultativ të së mërkurës do të shohin se si do të procedojnë lidhur me mbajtjen e seancës konstituive.

Hoxhaj në një prononcim për Telegrafin konfirmoi pjesëmarrjen në takimin konsultativ të së mërkurës, duke thënë se pas këtij takimi varet pjesëmarrja e tyre në seancë.


“Ne marrim pjesë në takim konsultativ të mërkurën dhe ky është qëndrimi jonë. Se çfarë themi në takim të së mërkurës, do ta them atë ditë kur mbahet takimi”, ka thënë Hoxhaj për Telegrafin.

Ndryshe, sot kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci përfundoi seancën pas debatit të deputetëve për gjendjen aktuale në vend, ndërsa njoftoi se të mërkurën në ora 10:00 do të mbahet edhe një takim konsultativ në përpjekje për t’i dhënë një rast PAN-it të kthehet në Kuvend.

Mikullovci ftoi të gjithë përfaqësuesit e partive parlamentare  të marrin pjesë në takimin konsultativ të së mërkurës për t’i hapur rrugë krijimit të institucioneve, e që do të jetë takimi i fundit i tillë konsultativ.

Në seancën e sotme nuk ishin të pranishëm deputetët e koalicionit PAN dhe minoritetet.

Deputetët e PAN injoruan seancën e sodit me arsyetimin se nuk janë konsultuar për këtë seancë, por deputetët e Vetëvendosjes dhe LAA-së theksuan se me këtë PAN po blen vetëm kohë pasi nuk i ka numrat për formimin e institucioneve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori