LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Hartimi i Kodit Civil të Kosovës në përputhje me standardet evropiane

Hoxha: Hartimi i Kodit Civil të Kosovës në përputhje me standardet evropiane

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, në konferencën për media tha se prioritet të saj ka kodifikimin e të drejtës civile.

Ajo tha se Kodi Civil luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e një sistemi funksional të marrëdhënieve të detyrimeve, të drejtave sendore, pronësisë, si dhe të drejtës familjare dhe trashëgimore.


“Sot, në Kosovë, ekziston një realitet ligjor kompleks dhe shpeshherë problematik për sa i përket zbatimit dhe interpretimit, ku në këtë situatë ka ndikuar nevoja e vazhdueshme për plotësimin dhe ndryshimin e ligjeve në funksion të harmonizimit me direktivat e Bashkimit Evropian”, theksoi ministrja Hoxha.

Më tej, ministrja Hoxha, theksoi se Ministria e Drejtësisë është e vetëdijshme se angazhimi në hartimin e këtij kodi është projekt ambicioz, çdo vendim kërkon ekspertizë në këtë fushë. Çfarëdo qasje dhe vendimi në këtë fazë, përveç rregullimit të raporteve aktuale duhet të jetë e përshtatshme edhe për zhvillimet shoqërore në të ardhmen.

Me qëllim të përcaktimit të një sistemi ligjor, Ministria e Drejtësisë pas shqyrtimit të kujdesshëm, si referencë ka vendosur që Kodi Civil të ndjekë modelin gjerman.

“Vendimi që të ndiqet modeli gjerman është rrjedhojë e ngjashmërisë në qasjen ligjore, metodologjinë dhe traditën ligjore dhe besimin se modeli gjerman i përshtatet më mirë nevojave të Kosovës. Duke ndjekur këtë model, besojmë se do të sigurojmë përputhshmëri me standardet dhe praktikat më të mira evropiane”, është shprehur Ministrja Hoxha.

Pavarësisht këtij vendimi, Hoxha, po ashtu  theksoi se Ministria e Drejtësisë do të sigurohet se ky model do të përdoret si referencë, ndërsa përmbajtja e tij do të përshtatet me kornizën ligjore, institucionale, dhe rrethanat shoqërore-juridike në vend.

Në fund të fjalës së saj, Ministrja Hoxha theksoi se procesi i kodifikimit të së drejtës civile është një proces evolutiv dhe si i tillë kërkon dhe mirëpret kontributin e të gjitha grupeve të interesit.

“Unë, sot, bëj thirrje publike që grupet e interesit të përcjellin këtë punë dhe të ofrojnë kontributin e tyre. Ministria e Drejtësisë synon të ketë një konsultim të gjerë dhe gjithëpërfshirës me të gjitha palët e interesit në vend”, deklaroi ministrja Hoxha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori