LAJMI I FUNDIT:

Hajduk Spliti nënshkruan me dy talent kosovarë (Foto)

Hajduk Spliti nënshkruan me dy talent kosovarë (Foto)

Adenis Shala nga klubi Flamurtari i Prishtinës dhe Esat Mala nga klubi Shkëndija Tiranë tashmë janë pjesë e klubit të madh kroat Hajduk Split.

Para disa viteve dy talentët kishin ra në radar të gjigantit kroat por, për shkak të rregullave të FIFA-s që nuk lejohet lëvizja e lojtarëve të rinj nën moshën 18-vjeçare nuk ka mundur të realizohet lëvizja në klubin kroat.


Adenis Shala ka qenë pjesë e Flamurtarit nga Prishtina që nga mosha 11-vjeçare ku ka kaluar te gjitha gjeneratat deri në debutimin e tij në ekipin e parë të Flamurtarit gjithashtu ai ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U19.

Esat Mala ka pas një rrugë të gjatë duke nisur nga Liria e Prizrenit në moshën U13, në Arsenal të Prishtinës në U15 si dhe pjesa tjetër në Shkollën e Futbollit Shkëndija Tiranë. Esati ka qenë pjesë e Përfaqësueses Shqiptare U17 si dhe të Kosovës U19 .

Kjo është lëvizja e radhës të talenteve kosovar brenda një viti në klubin e madh kroat, pas Ardian Ismajlit e cila po tregon interesimin e Hajduk Splitit që Kosovën ta kthej në bastion të talenteve nga Kosova e cila po ndodh falë menaxherit Ymer Stanovci dhe fal mikut të Hajduk Splitit Albin Sahatqija i cili është meritor për lëvizjet e bëra Kosovë-Hajduk Split .

Kosova pritet të vizitohet për herë të dytë brenda një afati të shkurtë nga dy persona që vërtet janë duke punuar shumë që Hajduki i Splitit ta ketë vendin e vetë aty ku e meriton, e ata janë Zyrtari i Këshillit të lart të klubit Nikica Krnic si dhe drejtori i Akademisë se Hajdukit te Splitit, Kreshimir Gojun.

Qëllimi kryesor i kësaj vizite do të jetë fuqizimi i marrëveshjes Memorandumit te nënshkruar me 2 Korrikun vitin e kaluar, ftesa e cila do të bëhet trajnerëve të disa skuadrave kosovare të cilit pritet të ftohen në Kroaci nga ana e klubit kroat për ngritjen e nivelit profesional por nuk do të mungoj edhe vizita e trajnerëve nga klubi kroat një periudhë të gjatë për organizimin e kampit për zbulimin e talentëve si dhe puna e nevojshme me talentet e ardhshëm, provat për talentet e ardhshëm ne klub, përgatitja e tyre, ftesa e disa ekipeve ne turnirët në Kroaci dhe kampet që priten të organizohen në Kosovë./IndeksOnline/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori