Përderisa Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) kishte hapur valën e radhës së privatizimit, gjatë ditës së sotme, ka ndodhur një incident jashtë sallës ku mbahej aktiviteti AKP-së.
Këtë informacion e ka konfirmuar për KosovaPress edhe Policia e Kosovës. Dhe të njëjtin informacion nga Policia e Kosovës, në lidhje me këtë incident, e ka marr edhe drejtori i AKP-së, Ekrem Hajdari.
Sipas tij, incidenti nuk mund t’i zbehë të arriturat e procesit për hapjen e ofertave të shitjes së aseteve të realizuara nga kjo agjensi.
“Në fakt ne jemi informuar nga Policia e Kosovës për këtë incident. Incidenti ka ndodhur jashtë Pallatit të Rinisë, është konfirmuar edhe nga organet policore. Dhe mendoj që kjo nuk do duhej të zbehte të gjithë punën e atij procesi, për të rikthyer gjithë këtë proces në binar. Jemi dëshmitar të tri valëve që po realizojnë mbi 150 shitje, 150 kontrata do të nënshkruhen dhe incidente të këtilla nuk besoj që reflektojnë në asnjë proces që kemi bërë deri më tani. Janë incidente të izoluara dhe kanë ndodh jashtë premisave të ceremonisë së shitjes dhe konsiderojmë që nuk kanë pasur të bëjnë me procesin tonë”, deklaroi Hajdari, për KP.
Në anën tjetër, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për KosovaPress se incidenti ka ndodhur jashtë sallës së Pallatit të Rinisë, rreth orës 11:00, me ç’rast është arrestuar një person i dyshuar, nga i cili incident dy persona kanë marrë lëndime trupore. Ahmeti nuk ka dhënë detaje tjera të incidentit./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Modë apo relaks?
GoBau – Kositëse bari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre