LAJMI I FUNDIT:

Gullit: Boateng veproi drejtë që e lëshoi fushën

Gullit: Boateng veproi drejtë që e lëshoi fushën

Ish ylli i Milanit, Ruud Gullit, beson se mesfushori, Kevin-Prince Boateng, veproi drejtë që e lëshoi fushën gjatë ndeshjes miqësore kundër Pro Patria, për shkak se tifozët kundërshtarë e fyen në baza racore.

Mesfushori ishte duke udhëhequr topin afër vijës së anesore, kur për një moment u kthye nga tifozët e Pro Patrias dhe i goditi me top pasi ata po e fyenin atë vazhdimisht në baza racore.
“Veprimet e tij meritojnë vetëm respekt. Më në fund, doli dikush që veproi diçka e jo si të tjerët që vetëm flasin. Ai e vërejti që gjyqtarët dhe rregullat nuk funksionojnë kundër racizmit”.

”Ai bëri një deklaratë sipas ligjeve të rrugës dhe nuk mundi t’i pranojë ato sjellje më. Me një veprim, ai e bëri të qartë se gjatë 40 viteve të fundit nuk është bërë asgjë për luftën kundër racizmit”.


”Kur ju duhet të prisni që politika të ndërmarrë diçka, ju duhet të pritni vërtetë shumë. Me veprimet e tij ai ua bëri të qartë të gjithëve situatën aktuale”, ka thënë Gullit për De Telegraaf./Telegrafi/