LAJMI I FUNDIT:

Grupi punues diskuton për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

Grupi punues diskuton për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

Sot në Ministrinë e Drejtësisë është mbajtur takimi i Grupit Punues për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, ku mori pjesë ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, prokurorja speciale, Drita Hajdari, drejtues të shoqatave që merren me viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës dhe zyrtarë të institucioneve që trajtojnë këtë çështje.

Ministrja vuri në dukje përkushtimin për zgjidhjen e drejtë të çështjes duke pasur parasysh ndjeshmërinë ndaj çdo rasti pa dallim.


“Ministria e Drejtësisë që nga viti 2015 ka formuar një grup punues për përgatitjen e Planit të Veprimit për Qasje në Drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës duke rishikuar legjislacionin sepse drejtësia nuk duhet të vonohet”, theksoi ministrja Hoxha, duke shtuar se këto krime monstruoze do të ndëshkohen.

Në takim, Hoxha, theksoi se çdo viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë është tragjedi në vete, dhe me këtë rast vuri në dukje se përkrah fuqishëm zgjidhjen e kësaj çështjeje të ndjeshme duke shprehur gatishmërinë institucionale në lehtësimin e tragjedisë së përjetuar nga këto viktima.

Në takim, prokurorja speciale, Drita Hajdari diskutoi për anën legjislative të çështjes, sfidat dhe angazhimin e trajtimit të kësaj problematike, si dhe vështirësitë ligjore për të ardhur drejtësia në vend.

Pjesëmarrësit diskutuan rreth sfidave të kësaj çështjeje, stigmës por edhe varfërisë që ka prekur viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, modaliteteve të zgjidhjes së çështjes me porosi që krimet kundër njerëzimit nuk vjetrohen kurrë dhe duhet punuar edhe më shumë që këto krime të ndëshkohen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori