LAJMI I FUNDIT:

Gramoz Berisha ka një ftesë për Aleksandar Vuçiqin

Gramoz Berisha ka një ftesë për Aleksandar Vuçiqin

I mbijetuari i masakrës së Suharekës, Gramoz Berisha, ka shpërthyer në fjalimin e tij gjatë ceremonisë ku është shënuar përvjetori i 18-të i kësaj masakre.

Djali, që si nëntëvjeçar kishte kërcyer me nënën Vjollcën nga kamioni që bashkë me trupat e familjarëve të tjerë ushtria dhe policia serbe po i dërgonte në varrezë masive, i ka bërë ftesë kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që të vijë në Suharekë.


“Prej këtu marr guximin t’i drejtohem kryeministrit të Serbisë: Dera e shtëpisë sime është e hapur. Të pres të vish e të më përgjigjesh në këto pyetje. Çfarë ndodhi? Kush e bëri? Ku janë trupat? E di që mund të përgjigjesh, sepse je kryeministër që e menaxhon ushtrinë dhe policinë që e bëri gjithë krimin. Nëse vjen, nuk do të kërkoj të kërkosh falje. Nuk më duhet mëshira e askujt. Më duhen përgjigjet që do të më mundësonin që normalisht të jetoja me dhimbjen time”, ka thënë Berisha, transmeton Telegrafi.

Djali që 18 vite pas masakrës, së cilës i mbijetoi, është duke magjistruar në Universitetin e Prishtinës ka thënë se të gjithëve u duhet e vërteta.

“Na duhet e vërteta. E vërteta që të normalizon ty dhe Serbinë, dhe më lehtëson mua. Kur e mendoj që po bëhen dy dekada dhe ende askush ne Serbi nuk flet për atë që ndodhi dua te besoj se po ju vije turp. Nuk po flisni nga turpi. Nuk dua të besoj se ende një shoqëri e tërë, një komb i tërë mendon si Millosheviqi. Nuk dua të besoj për hatër të fëmijëve tanë, por më shumë për hatër të fëmijëve tuaj. Ata nuk meritojnë prindër që i rrisin me urrejtje. Unë nuk u rrita me urrejtje. Babi im nuk më mësoi të urrej. Ndonëse u vra nga njerëzit tuaj pikërisht për shkak të urrejtjes”, ka thënë Gramozi në mesazhin drejtuar Vuçiqit.

Gramoz Berisha është mashkulli i vetëm i mbijetuar i masakrës së Suharekës. 49 anëtarë të kësaj familjeje u vranë më 26 mars në picerinë “Kalabria”, në Suharekë.

Pos Gramozit, e mbijetuar është edhe nëna e tij Vjollca si dhe kushërira Shyhrete Berisha.

Lexojeni fjalimin e plotë të Gramoz Berishës:

Ne mblidhemi në çdo përvjetor duke u munduar që në mënyrë krejt normale të ndajmë dhimbjen dhe të kujtojmë atë që nuk ishte normale. Vijmë çdo vit, me shumë të njëjta. Me mallin e njëjtë, sepse ai nuk ndryshon në cdo vit, cdo muaj, cdo ditë është i njëjtë, vetëm sa rritet.

I kemi tre pyetje që na përsëriten: çfarë ndodhi, kush e bëri dhe ku janë trupat?!

Nëse në përvjetorin e ardhshëm nuk do t`i kishim këto pyetje sepse kemi marrë përgjigje, do të ishte më lehtë për ne. Ne sërish do të kishim dhimbje e mall, por do të mundoheshim që këto t`i përballojmë në mënyrë më normale.
Këto ditë i keni dëgjuar duke na folur për normalizimin. Në fakt, nga lidershipi i Kosovës pati edhe disa veprime.
Dua të them sot se po bëhen dy dekada qe unë pres normalizim, Sepse nuk janë normale pyetjet që na mundojnë. Sepse është normale të na tregojë, çfarë ndodhi, kush e bëri dhe ku janë trupat?!

Prej këtu marrë guximin t`i drejtohem kryeministrit të Serbisë: Dera e shtëpisë sime është e hapur. Të pres të vish e të më përgjigjesh në këto pyetje. Çfarë ndodhi? Kush e bëri? Ku janë trupat?

E di që mund të përgjigjesh sepse jë kryeministër që e menaxhon ushtrinë dhe policinë që e bëri gjithë krimin.

Nëse vjen, nuk do të kërkoj të kërkosh falje. Nuk më duhet mëshira e askujt. Më duhen përgjigjet që do të më mundësonin që normalisht të jetoja me dhimbjen time.

Na duhet e vërteta. E vërteta që të normalizon ty dhe Serbinë, dhe më lehtëson mua.

Kur e mendoj që po bëhen dy dekada dhe ende askush ne Serbi nuk flet për atë që ndodhi dua te besoj se po ju vije turp. Nuk po flisni nga turpi.

Nuk dua të besoj se ende një shoqëri e tërë, një komb i tërë mendon si Millosheviqi.

Nuk dua të besoj për hatër të fëmijëve tanë, por më shumë për hatër të fëmijëve tuaj. Ata nuk meritojnë prindër që i rrisin me urrejtje.

Unë nuk u rrita me urrejtje. Babi im nuk më mësoi të urrej. Ndonëse u vra nga njerëzit tuaj pikërisht për shkak të urrejtjes.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori