LAJMI I FUNDIT:

Google Play Store edhe në Android Wear

Google Play Store edhe në Android Wear

Google ka zbuluar detaje të reja mbi tiparet që do të vijnë në orët e mençura me lansimin e Android Wear 2.0.

Tashmë, Google ka lëshuar versionin për zhvillues të Android Wear 2.0 që përfshin lansimin e Google Play Store për orët e mençura.


“Me Play Store për Android Wear, përdoruesit mund të kërkojnë ndërmjet aplikacioneve të rekomanduara për ta, të kërkojnë aplikacione duke përdorur zërin, tastierën, shkrimin e tyre për të gjetur sa më lehtë aplikacionet e tyre të preferuara.” – thuhet në deklaratën zyrtare nga Google.

“Nëse përdoruesit dëshirojnë një aplikacion në orën e tyre por jo në telefon, tani ata mund ta marrin vetëm versionin e aplikacionit për orë. Në fakt, në Android Wear 2.0, aplikacionet telefonike nuk janë më të domosdoshme. Tani, zhvilluesit mund të ndërtojnë dhe të publikojnë aplikacione vetëm për orët ‘smart’ të cilat përdoruesit do të mund t’i gjejnë në Google Play.”

Për më shumë informata rreth Android Wear 2.0 mund të vizitoni blogun e Google.