LAJMI I FUNDIT:

Ferguson: Largimi i Gill, humbje e madhe

Ferguson: Largimi i Gill, humbje e madhe

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është shprehur i pikëlluar me faktin se drejtori David Gill ka vendosur të largohet nga klubi në qershor.

“Unë jam te United që 26 vjet dhe në 23 vitet e fundit bosët e mi kanë qenë Martin Edëards që më solli në klub dhe David Gill. Unë jam kënaqur në punë me ata dy”.

“David është drejtor fantastik. Kemi pasur shpeshherë fjalosje, por ka qenë kënaqësi të punosh me të dhe largimi i tij është humbje tepër e madhe për Unitedin”, ka potencuar skocezi. /Telegrafi