Fëmija është i sëmurë nga ftohja, ka kollë, dhimbje fyti, pengesa me frymëmarrjen? Është shqetësimi që shfaqet më shpesh në muajt e dimrit dhe godet fëmijët e të gjithave moshave…
Ftohja është sëmundja më e shpeshtë për shkak të cilës fëmijët dërgohen në mjek. Mesatarisht gjatë vitit fëmijët ftohen mes 6-8 herë. Numri më i madh i ftohjeve janë të shkaktuara nga viruset të quajtura rinoviruse.
Ekzistojnë më shumë se 100 lloje të rinoviruseve me afinitet ndaj mukozës së hundës, të cilët mund të inicojnë reakcion imunologjik që manifestohet si dhembje fyti, kokëdhembje dhe pengesë në frymëmarrjen përmes hundës, transmeton Telegrafi.
Si momente predisponuese janë ajri i thatë dhe duhani (pirja aktive dhe pasive e duhanit). Së pari shfaqet ndjenjë gërvishtjeje në fyt dhe rrjedhje hundësh ose hundë të zëna dhe teshtitje. Përveç asaj fëmijët mund të ankohen në dhembje fyti, kollitje, kokëdhembje, temperaturë mesatarisht të lartë, plogështi, dhembje muskujsh dhe humbje oreksi. Sekreti nga hundët fillimisht është si ujë, pastaj trashet dhe bëhet i verdhë ose i gjelbër.
Ftohja është ngjitëse në 2-4 ditët e para pasi që shfaqen simptomat. Fëmija juaj mund të sëmuret ashtu që do të thith pjesëza të virusit që përhapen në ajër përmes teshtitjes dhe kollitjes të fëmijëve tjerë ose me kontakt direkt. Fëmija juaj do të sëmuret nëse e prek gojën ose hundën, pasi që paraprakisht ka prekur ndonjë sipërfaqe të kontaminuar me rinoviruse.
Kollitja e fëmijës suaj
Kollitjet janë simptomat më të shpeshta të sëmundjeve fëmijërore dhe, megjithëse kanë një zë të keq nganjëherë, ato nuk janë simptoma të ndonjë gjendje serioze. Në fakt kollitja është një refleks, i cili ndihmon pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes në fyt dhe në gjoks. Megjithatë ndonjëherë për shkak të kollitjes fëmija duhet të paraqitet te mjeku. Duke njohur llojet e ndryshme të kollitjeve do t’ju ndihmojmë t’i kontrolloni ato dhe të dini kur të thirrni mjekun.
Kollitja “ulërimë”
Zakonisht shkaktohet nga inflamacionet e laringut dhe trakesë, që mund të shkaktohen nga alergjitë, ndryshimet në temperaturë gjatë natës, apo mund të jetë edhe si pasojë e ndonjë infeksioni viral. Mund të ndodh papritur në mes të natës kur fëmija është duke fjetur.
Kolla e mirë
Sëmundja karakterizohet me disa kollitje të cilat përfundojnë me britma kur fëmija merr frymë, transmeton. Simptomat tjera përfshijnë shkuarje të hundëve, teshtitjet, kollë të butë dhe ethe.
Kolla me gulçitje
Kur kolla shoqërohet me një zë gulçimës kur fëmija e nxjerr frymën, është shenjë e inflamimit të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes. Po ashtu ekziston mundësia, sidomos te fëmijët e vegjël, që rrugët e poshtme të jenë të bllokuara nga ndonjë trup i huaj ose mukus nga ndonjë infeksion respirator.
Kollitja gjatë natës
Shumica e kollitjeve përkeqësohen gjatë natës për shkak se sekreti nga hunda dhe sinuset kalon në fyt duke ngacmuar refleksin e kollitjes përderisa fëmija është i shtrirë. Astma po ashtu mund të shkaktojë kollitje gjatë natës sepse rrugët e frymëmarrjes janë më të ndjeshme dhe më të ngacmueshme gjatë natës.
Kollitja gjatë ditës
Alergjitë, astma, ftohja dhe infeksionet e tjera respiratore janë shkaktarët e zakonshëm të kollitjes gjatë ditës. Ajri i ftohtë i përkeqëson këto kollitje, të cilat zakonisht zhduken kur fëmija është në gjumë ose duke pushuar. Është mirë të keni kujdes nga ftohësit e ajrit, kafshët shtëpiake ose duhani të mos e shkaktojnë kollitjen e fëmijës suaj.
Kolla me ethe
Nëse fëmija juaj ka kollë, temperaturë mesatare dhe rrjedhje nga hundët, ekzistojnë mundësitë që të jetë ftohur. Por, kollitja me temperaturë 39 gradë Celsius ose më lartë nënkupton se fëmija është i prekur nga pneumonia, sidomos nëse fëmija juaj është i plogët dhe merr frymë shpesh. Në këto raste duhet ta çoni te mjeku.
Kolla me vjellje
Fëmijët zakonisht kollin aq shumë saqë nxisin refleksin e vjelljes. Shpesh kjo nuk paraqet shenjë alarmi nëse vjellja nuk vazhdon. Gjithashtu, nëse fëmija juaj ka kollë nga ftohja ose astma, mund të ketë shumë mukus i cili shkon në lukth dhe shkakton mundim.
Kolla e vazhdueshme
Kollitjet e shkaktuara nga ftohjet mund të zgjasin me javë, veçanërisht nëse fëmija juaj ftohet shpesh. Astma, alergjitë ose ndonjë infeksion kronik në sinuse ose rrugët e frymëmarrjes, mund të jenë po ashtu përgjegjës për këto kollitje që zgjasin. Nëse kolla zgjat tre javë, dërgojeni fëmijën tuaj te mjeku. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUdhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët
Unë vishem vetë!
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Tetë shenja që do ta tradhtoni të dashurin!
Gratë të cilat e ndryshuan rrjedhën e historisë përgjithmonë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre