LAJMI I FUNDIT:

Maska më e mirë kundër zbokthit

Maska më e mirë kundër zbokthit

Nëse dëshironi që të mos pastroni vazhdimisht supet nga zbokthi i cili me kokëfortësi ju shoqëron, provoni këtë maskë.

Është e thjeshtë, por shumë e efektshme.


Xhenxhefili përmban gingerolë, e cila ka veprim kundërinflamator, analgjetik, antikancerogjen dhe antipiretik.

Ky është çelësi i përgjigjes përse xhenxhefili ka veprim aq të fuqishëm preventiv, te proceset e ndryshme inflamatore, transmeton Telegrafi.

Nevojiten:

– një rrënjë mesatare xhenxhefili,
– një lugë supe vaj ulliri.

Përgatitja:

Përzieni një lugë xhenxhefili të bluar në rende dhe një lugë vaj ulliri.

Qiteni në flokë të lagura dhe dhjetë minuta bëni masazh rrënjëve të flokëve dhe majës së kokës.

Pastaj lëreni maskën të veprojë edhe afro dhjetë minuta dhe në fund shpëlajeni me ujë të vakët. /Telegrafi.