LAJMI I FUNDIT:

Unë vishem vetë!

Unë vishem vetë!

Prindër, kur te jeni duke i blerë veshje fëmijëve tuaj, lejojuni atyre qe ti zgjedhin vetë rrobat.

Një sjellje e tillë ndaj fëmijëve i ndihmon ata që rrisin besimin në vetvete. Kjo nuk vlen vetëm për moshat që janë në gjendje të bëjnë një zgjedhje të mirë, por edhe për fëmijët e moshës 3 vjeç, transmeton Telegrafi.

Nëse nuk zgjedhin veshjen e duhur, psikologët ju sugjerojnë juve që t’i ofroni atij disa alternativa te tjera zgjedhjeje, dhe të jeni të sigurte që ai do të marrë njërën nga ato që i dhatë ju, por kurrsesi t’iu imponoheni atyre.

Sipas psikologëve, fëmijët të cilët janë të detyruar që të pëlqejnë zgjedhjet që më të mëdhenjtë bëjnë për ta, përballen me një ulje të shkallës së besimit në vetvete, mbyllje ndaj botës së jashtme, mangësi për marrjen e vendimeve të duhura, etj.

Psikologët këshillojnë dhënien e mundësisë për të zgjedhur vetë rrobat e tij, që në moshën tre vjeç, pasi në këtë periudhë fëmijët fillojnë të kuptojnë se janë të pavarur nga nëna. Gjithashtu, në moshën tre vjeçare, sipas psikologëve, prirja dhe dëshira e fëmijëve për të njohur botën e jashtme është në nivelin më të lartë.

Disa nga shenjat e tjera që shfaqën në këtë moshë në lidhje me këtë fakt, janë edhe dëshira për ta ngrënë ushqimin me duart e tyre, apo për t’i zgjedhur lodrat vetë. Është e rëndësishme, që gjatë kësaj moshe prindërit të mos tregohen shumë ndrydhës ndaj fëmijëve duke i ndaluar ata të prekin, të marrin apo të shkojnë atje ku duan.

Prindër, nëse do të jeni më shumë se ç’duhet i kujdesshëm ndaj veprimeve të fëmijëve, këta fundit do ta shohin atë çka i rrethon si të rrezikshme dhe do të pësojnë ndrydhje të besimit ne vetvete.

Krahas paralajmërimit të mësipërm, psikologët këshillojnë që duke marrë masat e nevojshme për sigurinë e fëmijëve, prindërit duhet që t’i krijojnë mundësinë atij për të formuar personalitetin e vet. /Telegrafi/