LAJMI I FUNDIT:

EULEX: Nuk do të dorëzohemi për zgjidhjen e çështjes së të pagjeturve

EULEX: Nuk do të dorëzohemi për zgjidhjen e çështjes së të pagjeturve

Shefja e Misionit EULEX, Alexandra Papadopoulou, në Ditën Nacionale të Personave të Pagjetur, ka deklaruar se zbulimi i fatit të rreth 1665 personave që ende nuk janë gjetur vazhdon të jetë prioritet për EULEX-in, por derisa EULEX është këtu, ata nuk do të dorëzohen kurrë.

EULEX-i përmes një komunikate ka shfrytëzuar këtë rast për t’i përkujtuar të zhdukurit dhe gjendjen e vështirë të familjeve të tyre.


EULEX-i thotë se vazhdon të jetë i përkushtuar për të ndihmuar në zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur.

Me këtë rast EULEX-i ka ftuar ato familje që deri më tash kanë hezituar, që të bashkëpunojnë me autoritetet, si për shembull duke i dhënë mostrat e gjakut për analiza të ADN-së, që në këtë fazë është shumë e rëndësishme për identifikim.

“Derisa EULEX-i vazhdon të jetë i përkushtuar për kërkimin dhe identifikimin e të pagjeturve, ai po punon drejt zhvillimit të kapaciteteve vendase në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore duke u përgatitur që ta bëjë bartjen e përgjegjshme të këtij procesi në pronësi vendase. Që prej fillimit të misionit në dhjetor të vitit 2008, mbetjet mortore të 494 viktimave u janë kthyer familjeve të tyre. Ky është rezultat i punës intensive në teren, ku janë realizuar mbi 566 operacione në teren dhe janë analizuar rreth 2196 mostra të ADN-së”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori