Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur në takim anëtarët e Federatës së Ballkanit në “Takimin Rumeli- Ballkan” i cili është zhvilluar nga Ministria e Punës dhe Sigurisë Sociale në qendrën kulturore dhe të kongreseve Beshtepe në Ankara.
“Urojmë që zgjedhjet në Bullgari të kalojnë të qeta dhe të rezultojnë në mënyrë të drejtë dhe transparente. Na vjen keq seriozisht kur ne vërejmë, dëgjojmë se atje kryhen disa presione. Është e pamundur që në njërën anë të shprehësh ‘demokraci‘ dhe në anën tjetër të kryesh seriozisht një presion ndaj turqve atje. Në njërën anë të shprehësh ‘Akti Komunitar i Evropës‘ (Acquis communautaire) dhe në anën tjetër të veprosh plotësisht të kundërtën e Aktit Komunitar të Bashkimit Evropian. Kjo nuk është e mundur”, tha Erdoğan, raporton Anadolu Agency.
Presidenti Erdoğan fjalën e tij e ka nisur duke shprehur falënderimet për të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë organizim dhe ka uruar që të shërbejë për të mirë dhe duke vënë në dukje se ata që kanë ardhur nga Thrakia perëndimore, Bullgaria dhe nga Ballkani nuk janë emigrantë të Turqisë por janë bijtë e vërtetë të saj.
“Gjyshërit, paraardhësit tuaj nuk kanë shkuar në ndonjë vend tjetër por në mëmëdheun, në trojet e baballarëve të tyre. Tragjedia e Ballkanit që kemi përjetuar një shekull më parë na ka hapur një plagë të madhe në zemrat tona sa që ushtarët, oficerët tanë në Çanakkala kanë shkuar pa iu trembur syri drejt vdekjes. Gjithashtu edhe veterani Mustafa Kemal Ataturk i cili është vetë nga Rumelia shprehet ‘Preferoj më mirë të vdes këtu se sa të shikoj edhe një herë turpin e Ballkanit‘”, tha presidenti Erdoğan.
Ndër të tjera ai ka theksuar se jemi borxhlinj ndaj kontributeve të atyre që kanë ndërtuar jetën në Turqi duke migruar nga të katër anët gjeografike të vendit kryesisht të atyre nga Rumelia dhe Ballkani dhe të cilët kanë kontribuar për pozitën në të cilën ndodhet sot Turqia.
“Nuk synojmë territorin, sovranitetin e askujt”
“Me objektivat tona 2023 dhe 2071 për qetësinë, sigurinë, mirëqenien, të ardhmen tonë dhe të gjithë vëllezërve tanë ne ndërtojmë ëndrrat tona të përbashkëta në çdo anë të gjeografisë sonë. Ne nuk synojnë territorin apo sovranitetin e asnjërit. Ne përpiqemi për mbrojtjen e të drejtave, ligjeve të të gjithë vëllezërve, bashkatdhetarëve tanë dhe të të gjithë viktimave dhe të shtypurve”, theksoi Erdoğan.
“Në të vërtetë kjo përpjekje është një detyrë e përbashkët e të gjithë njerëzisë së bashku, por kur bëhet fjalë për myslimanë, për turq fatkeqësisht jemi dëshmitarë se bota mbyll sytë, mbyll veshët dhe errëson zemrat. Ne nuk mund të sillemi kështu kurrë. A mund të heqë njeriu dorë nga një pjesë e zemrës, një krah, një këmbë apo një sy e një vesh? Edhe ne nuk mund dhe nuk heqim dorë prej vëllezërve tanë kryesisht nga Rumelia dhe Ballkani”, tha Erdoğan duke vënë në dukje rëndësinë e fatit të përbashkët dhe bashkimit të historisë.
Ndër të tjera duke iu referuar ngjarjeve të fundit në Evropë, Erdoğan tha se “Jemi dëshmitarë të gjithë ndaj qëndrimit jonjerëzor kundrejt qytetarëve tanë. Si mund të mos i mbrojë Turqia dhe populli turk këta qytetarë tanë? Sigurisht që do të tregojmë përpjekje për mbrojtjen e të drejtave dhe drejtësisë së tyre pavarësisht kostos”.
Duke rikujtuar se më 26 mars ditën e dielë në Bullgari do të mbahen zgjedhjet Erdoğan ka vazhduar më tej:
“U bëj thirrje bashkatdhetarëve, vëllezërve tanë atje. Uroj që zgjedhjet në Bullgari të jenë të qeta dhe të rezultojnë në mënyrë të drejtë dhe trasparente. Ne kemi kërkuar këtu të drejtën e bashkëatdhetarëve tanë, ne kemi të drejtën që të qëndrojmë në krah të tyre. Ashtu si në çdo vend dhe gjithmonë uroj që edhe në çështjen e zgjedhjeve në Bullgari do të veprohet me demokraci dhe brenda ligjit. Gjithashtu shpreh urimet e mia njëjtë edhe për zgjedhjet që do të mabhen në vende të ndryshme të Ballkanit”.
Duke vënë theksin se në Maqedoni kanë kaluar zgjedhjet por ende nuk është marrë një rezultat Erdoğan ka thënë: “Uroj që të merret një vendim sa më parë dhe të nisin udhëtimin. Gjithashtu së shpejti do të ketë zgjedhje edhe në Shqipëri. Urimi im është që edhe atje zgjedhjet të zhvillohen në mënyrë të drejtë”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin “objektivat e buta” ruse
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre