Njerëzit thonë se dashuria është e verbër, por hulumtimet thonë se diferenca në moshë mund ta vendosë jetëgjatësinë e lidhjes tuaj.
“Zemra e do atë që e do” dhe “mosha është vetëm numër” janë klishe që i dëgjoni shpesh – dhe ju thjesht nuk mund ta vendosni se kë do ta dashuroni, transmeton Telegrafi.
Sido që të jetë, në vitin e 2017 koncepti i të pasurit një të dashur/e më të ri apo më të vjetër ende ngjall reagime të ndryshme.
Rasti i fundit është ai i presidentit të ri të Francës, Emmanuel Macron, 39 vjeçar, i martuar me gruan e tij Brigitte Trogneux, 63. Me një diferencë në moshë prej 25 viteve, marron së fundmi ka folur për obsesionin që e kanë njerëzit nga e tërë bota për dallimin në moshë mes tij dhe gruas së tij.
“Nëse do të kisha qenë 20 vite më i vjetër se gruaja ime, askush nuk do të mendonte për asnjë sekondë se nuk mund të jemi bashkë. Ndërsa pasi që ajo është 25 vite më e madhe se unë, njerëzit më thonë se lidhja juaj nuk mund të jetë e mundshme”, ka rrëfyer ai për Le Parisien.
Sidoqoftë, hulumtimet e reja tregojnë se diferencat e caktuara në moshë mund të jenë shkak i ndarjeve, por edhe mund të jenë indikatorë se lidhja juaj do të zgjatë përgjithmonë.
Studimi i kryer nga Universiteti Emory në Atlanta, pas analizimit të 3,000 njerëzve, ka zbuluar se çiftet me një diferencë në moshë prej pesë viteve kishin qenë 18 për qind më të prirë të ndahen sesa ata me moshë të njëjtë.
Kjo figurë ishte rritur për 38 për qind për çiftet me një dallim në moshë prej 10 viteve dhe ishte rritur 95 për qind për ata me një diferencë në moshë prej 20 viteve.
Por, cila është diferenca e duhur e moshës mes një çifti?
Hulumtuesit besojnë se diferenca më e mirë në moshë është vetëm një vit, pasi që mundësitë për t’u ndarë janë vetëm 3 për qind. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUdhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët
Unë vishem vetë!
Si ta kuptoni nëse bebja është e sëmurë seriozisht
Veshjet më të bukura të javës
Si ndryshojnë shenjat e autizmit tek bebet 0-12 muajshe, 1 deri në 2 vjeç dhe mbi 3 vjeç
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre