LAJMI I FUNDIT:

Deri më tani janë parë vetëm nga familjarët e viktimave: Pamje që tregojnë momentin e vrasjes së tre ushtarëve amerikanë në Jordani (Video,+18)

Deri më tani janë parë vetëm nga familjarët e viktimave: Pamje që tregojnë momentin e vrasjes së tre ushtarëve amerikanë në Jordani (Video,+18)

Ushtria e Jordanisë ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë në të cilat shihet momenti i të shtënave nga të cilat një ushtar jordanez vrau tre trajnerë ushtarakë amerikanë në një bazë ajrore të mbretërisë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, videoja u ishte treguar më parë familjeve të Beretave të Gjelbra të Ushtrisë Amerikane por nuk u bë publike deri dje.


Ushtarët u vranë më 4 nëntor kur konvojin e tyre u vu nën zjarr në hyrje të bazës së al-Jafr në jug të Jordanisë.

Një gjykatë ushtarake jordaneze e dënoi ushtarin, Marik al-Tuwayha, me burgim të përjetshëm me punë të rëndë javën e kaluar.

I pandehuri kishte thënë se ai hapi zjarr sepse kishte frikë se baza po rrezikohej nga një sulm dhe se ai kishte vepruar në përputhje me rregullat për hapje të zjarrit.

Ushtria e Jordanisë tha në një deklaratë të hënën se ushtari kishte vepruar kundër urdhrave dhe udhëzimeve ushtarake dhe nuk kishte vepruar në vetëmbrojtje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Botë
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh

Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh

Evropa
Zelensky paralajmëron për një

Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori