Në Mejë të Gjakovës nesër përkujtohet masakra e këtij fshati, e me këtë rast ish-kryetari i Partisë Liberale të Kosovës Gjergj Dedaj ka thënë se kjo masakër që është më e madhja në Kosovë, s’e ka vëmendjen e merituar, “ajo shpesh injorohet dhe anashkalohet”.
Dedaj në “Kosova Direkt” në Klan Kosova, ka thënë se kjo masakër ku mbetën të vrarë afër 400 shqiptarë, duhet të ketë vëmendje institucionale.
“Nesër shënohet përvjetori i masakrës së Mejës, nesër me 27 prill bëhen 17 vite prej masakrës më të madhe në Kosovë. Me 27 prill 1999 forcat policore ushtrake kriminale vranë afër 400 shqiptarë të pafajshëm. Kjo ishte një masakër që ka tronditur gjithë opinion ndërkombëtar. Fatkeqësisht kjo masakër se ka vëmendjen e merituar shpesh herë injorohet dhe anashkalohet. Nuk e di për çfarë qëllimi por mendoj se kjo masakër duhet të ketë një vëmendje më të madhe institucionale”, tha ai.
Dedaj shtoi se shpesh herë ka ngritur zërin për të gjitha familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre.
“Jo që unë ngrita zërin që e kam përjetuar vet, por jam solidarizu me të gjitha familejt që i kanë humbur më të dashurit e tyre. Sidomos të Gjakovës, si komuna më e dëmtuar e luftës. Ligji dhe drejtësia nuk kanë shkuar në vendin e duhur, nuk është arrestuar askush për këtë masakër. Faktkeqësisht deri më sot askush s’ka dhënë përgjegjësi për këtë masakër. Meja dhe Gjakova meriton një premtim ma korrekt dhe dinjitoz të Insitutcioneve të Kosovës”.
Dedaj foli edhe për organizimin që do të bëhet nesër në përkujtim të të vrarëve.
“Nesër fillimisht do të ketë vizita nëpër fshtarat dhe përmendoret e ndryshme të Gjakovës. Rreth ores 12:00 do të jetë manifestimi qendror. Familjarë të shumtë nga Gjakova dhe e gjithë Kosova vijnë për t’i përkujtuar të gjithë ata që kanë dhënë gjakun për Kosovën. Ata janë gurthemeli i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, tha Dedaj. /Klan Kosova/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre