LAJMI I FUNDIT:

Cilësia në arsim, problem i trashëguar

Cilësia në arsim, problem i trashëguar

Politizimi e ka degraduar arsimin deri në atë shkallë, saqë rezultatet negative janë evidente. Kështu deklaroi në intervistën dhënë “Zërit” drejtori i Qendrës për Arsim të Kosovës, Dukagjin Pupovci.

Sipas tij, lidhjet politike i dobësojnë linjat e përgjegjësisë dhe të llogaridhënies që është aspekti tjetër i degradimit në arsimim


Drejtori i Qendrës për Arsim të Kosovës, Dukagjin Pupovci, në intervistën dhënë për “Zërin” apelon te institucionet vendore që të sigurohet buxhet për zbatimin e Strategjisë 5-vjeçare të Arsimit, e cila parashikon një buxhet prej 176 milionë eurosh.

Ai kërkon që të zbatohen strategjitë e aprovuara në sigurimin e cilësisë në arsim, të forcohet llogaridhënia dhe të analizohen shkaqet që kanë sjellë deri tek rezultati i dobët në testin e PISA-s.

Pupovci thotë se nuk duhet t’i adresohet gjithë përgjegjësia ministrit të Arsimit, sepse testi është mbajtur vetëm tre muaj pasi ministri aktual e ka marrë mandatin.

“Një numër i këtyre nxënësve mund të kenë njohuri solide, por nuk janë aftësuar t’i zbatojnë ato në praktikë. Deri në fund të viteve të 80-ta shkolla jonë ka qenë e bazuar në modelin sovjetik, i cili nuk e ka kultivuar aspektin praktik të njohurive. Në vitet e nëntëdhjeta ka luftuar për mbijetesë, ndërsa në shekullin XXI, siç po shihet nga rezultati, nuk ka arritur të përqendrohet në aftësimin e nxënësve për t’i zbatuar njohuritë në jetë”, tha ai. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori