LAJMI I FUNDIT:

Çfarë ndodh kur e kuptoni se ish-i dashuri është fejuar?

Çfarë ndodh kur e kuptoni se ish-i dashuri është fejuar?

Nuk ka ndonjë dyshim rreth kësaj: një person ndjehet tejet keq kur e zbulon se ish- i dashuri është fejuar

Sado që duam të ndjehemi të lumtur për ta, shpeshherë kur e kuptojmë këtë gjë zemërohemi dhe dëshpërimi ia zë vendin gëzimit.


Por, lajmi i mirë është se nuk jeni vetëm! – transmeton Telegrafi.

Dhe sikurse dëshpërimi, ka disa faza emocionale nëpër të cilat kalojnë njerëzit pasi e kuptojnë se ish- i dashuri ka vendosur ta kalojë tërë jetën i lumtur me dikë që nuk jeni ju.

Këto janë disa nga fazat në të cilat do të kaloni kur e kuptoni se ish- i dashuri është fejuar me dikë tjetër:

Tronditeni

Ndoshta e keni bllokuar në Facebook, e keni fshirë nga të gjitha rrjetet sociale dhe e shmangni kontaktin fizik me të, por një ditë ju ndodh që mikja e ngushtë t’jua tregojë lajmin e hidhur dhe padyshim se do të tronditeni.

Zemëroheni

“Jam shumë e kënaqur që e ke gjetur një person tjetër dhe tani je i lumtur”… gënjeshtër, apo jo?

Çfarë të thonë gjithmonë shoqet pas ndarjes (që as ato vetë nuk i besojnë)
Lexo po ashtu Çfarë të thonë gjithmonë shoqet pas ndarjes (që as ato vetë nuk i besojnë)

Ju ndoshta nuk e dashuroni më aspak atë, por fakti se është fejuar do të thotë se më asnjëherë nuk do të bëheni bashkë, e kjo paksa ju bën të ndjeheni konfuze.

Përveç këtyre të lartcekura, ju edhe mund të filloni të mërziteni, ndoshta edhe të qani, por në fund do ta pranoni faktin dhe gjithçka do të bëhet më mirë. /Telegrafi/