LAJMI I FUNDIT:

Bylbyl Sokoli në mbrojtje të Bunjakut: Besart Berisha nuk ka të drejtë

Bylbyl Sokoli në mbrojtje të Bunjakut: Besart Berisha nuk ka të drejtë

Trajneri i njohur kosovar, Bylbyl Sokoli, ka deklaruar se Besart Berisha nuk ka të drejt të vlerësojë punën e Albert Bunjakut.

Ishte Besart Berisha ai që në mënyrë spektakolare kumtoi largimin nga përfaqësuesja e Kosovës në shenjë të pakënaqësive që ai kishte me përzgjedhësin, Albert Bunjaku.


Besart Berisha flet për Telegrafin duke konfirmuar largimin
Lexo po ashtu Besart Berisha flet për Telegrafin duke konfirmuar largimin

Vet Bunjaku ka komentuar këtë veprim duke thënë se Kosova është mbi të gjitha.

Bunjaku komenton veprimin e Besart Berishës
Lexo po ashtu Bunjaku komenton veprimin e Besart Berishës

Dhe në mbrojtje të Bunjakut ka dalë trajneri i njohur kosovar, Bylbyl Sokoli, i cili thotë se nëse krijojmë traditë të tillë të kundërshtimit të punës së përfaqësuesit nga lojtarët, atëherë nuk mund të vihen themelet e shëndosha të përfaqësueses.

Postimi i plotë i Bylbyl Sokolit:

Mendoj se, Besart Berisha nuk ka te drejte me i komentu ne kete menyre cilesite e perzgjedhesit Bunjaku, sepse ai duhet t i zbatoj urdhnat e perzgjedhesit e jo te vlerësoj punen e tij . Punen e Perzgjedhësit e vlersojnë te tjeret, ne Pedagogët e sportit dhe organet kompetente (ata qe e kanë zgjedhë ). Ne kete rast une i jap te drejten Perzgjedhesit Bunjaku i cili e ka te drejten me vendosë se kush do te luaj dhe si do te luaj. Nuk guxojmë qe ne start te krijimit te perfaqesueses tonë shtetrore te lejojmë qe në kompetenca te perzgjedhesit te perzihen kush te doje e me se paku lojtaret qe perzgjedhesi i perzgjedhë dhe udheheq me ta. Nese kete e lejojmë atehere do te jetë veshtire me i vendosë themelet e mirëfillta te krijimit te mardhenjeve dhe shprehive ne ekipin tonë shtetrorë e qe ky faktor eshte shumë i rendesishem per te ardhmen e ekipit tonë edhe pse te ri por shume cilesorë.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori