LAJMI I FUNDIT:

Besart Berisha flet për Telegrafin, tregon arsyet e largimit nga Kosova dhe injorimin që ia bëri Bunjaku  

Besart Berisha flet për Telegrafin, tregon arsyet e largimit nga Kosova dhe injorimin që ia bëri Bunjaku  

Besart Berisha ka vendosur të largohet nga Përfaqësuesja e Kosovës, dhe kjo vjen për shkak të marrëdhënieve të krisura me trajnerin Albert Bunjaku.

Sulmuesi kosovar i cili luan me shumë sukses tash e disa vite në Australi, duke fituar tituj të rëndësishëm ekipor dhe individual, ndër to edhe sulmuesi me më së shumti gola në Ligën australiane ka vendosur të largohet nga Përfaqësuesja.


Në një intervistë për Telegrafin, Berisha ka treguar se deri te ky vendim erdhi pasi trajneri Bunjaku e injoroi gjatë gjithë kohës duke mos e inkuadruar në lojë, teksa nuk hezitoi ta quaj si trajner i cili vetëm mbrohet dhe nuk dëshiron futboll sulmues.

Besart Berisha hyn në histori të kampionatit australian, bëhet i pari që shënon 100 gola (Foto/Video)
Lexo po ashtu Besart Berisha hyn në histori të kampionatit australian, bëhet i pari që shënon 100 gola (Foto/Video)

“Synimi i Bunjakut ka qenë që gjithmonë të futet në ndeshje për tu mbrojtur dhe jo për të sulmuar. Ne kemi lojtarë fantastikë në Përfaqësuese të cilët me një trajner më të mirë do të fitonin ndeshjet”.

“Unë nuk kam parë kurrë kësi lloj trajneri që thotë se ne jemi ende komb i ri dhe nuk duhet të fitojmë. Ne po i përshtatemi kundërshtarëve dhe kjo gjë është gabim”, deklaroi Berisha për Telegrafin.

“Shumë gjëra janë gabim në stërvitje dhe kjo nuk po më pëlqen fare. Trajneri duhet të organizojë gjithçka duke u nisur nga grumbullimi në stërvitje dhe gjërat tjera”.

Kosova mposhtet me rezultat të thellë nga Turqia (Video)
Lexo po ashtu Kosova mposhtet me rezultat të thellë nga Turqia (Video)

“Nuk kam parë kurrë që të bëhen sa shumë ndryshime. Ka lënë në bankë futbollistë që kanë shkëlqyer në lojën ndaj Islandës si Herolind Shala, Milot Rashica dhe të tjerë”.

“Jam tip futbollisti që dua gjithmonë të festojë fitoret. Nuk dua t’i dëshpëroj tifozët me kësi loje. Trajneri duhet të na motivojë që në momentin kur të futemi në fushë të futemi vetëm për një qëllim, ta fitojmë ndeshjen, nuk duhet të kemi frikë nga asnjë kundërshtarë”.

Berisha në debutimin e tij me Kosovën në ndeshje ndaj Islandës

“Kosova ka lojtarë të mrekullueshëm. Ndoshta në shikim të parë të gjithë mendojnë që shumica janë lojtarë individual të mirë, por unë them se është grup i mirë të cilët do të arrijnë shumë”, shkruan Telegrafi.

Bunjaku: Fajtori jam unë, fitorja e parë vjen në vjeshtë
Lexo po ashtu Bunjaku: Fajtori jam unë, fitorja e parë vjen në vjeshtë

“Nuk duhet që të dalë një person dhe t’ia humb vullnetin këtyre djemve. Nuk ka rëndësi nëse luaj unë ose jo, me rëndësi është që Kosova të shkojë te para. Na duhet një trajner me mentalitet fitues. Mendoj që duhet të jetë ndonjë kroat i ri që ka mentalitet fitues dhe di ta organizoj lojën”.

“Un kam vendosur që sa të jetë trajner Albert Bunjaku nuk do të grumbullohem. I kërkojë shumë falje tifozëve kosovarë që po largohem, por nuk mund të punoj me një trajner që ka mentalitet humbjen, në rast se vije një trajner që gjithmonë fitoren atëherë unë jam i gatshëm gjithmonë për Kosovën”.

Besarti në stërvitje te Kosova

“Ka qenë maltretim për ne, që të udhëtojmë për në Mitrovicë për stërvitje ndërsa nga aty pa pushim fare drejt e në Shkodër. Të gjithë lojtarët ishin të lodhur nga ky udhëtim i gjatë”, përcjell Telegrafi.

“Mendoj që FFK duhet të reflektojë, pasi nuk jam vetëm unë i pakënaqur, por gjysma e lojtarëve nuk janë të kënaqur me këto gjëra që po ndodhin”.

Erdhi me shumë vullnet, por po shkon tejet i nervozuar

“Nëse do të ishte një trajner tjetër nga fillimi i kualifikimeve, jam i bindur 100% se Kosova me grupin e lojtarëve që ka do të kishte shumë më shumë pikë dhe do ishim në garë për kualifikim”.

“Sa i përket numrit të paktë të tifozëve në stadium, mendoj se edhe ata e kanë kuptuar se te Kosova është një mentalitet vetëm për humbje. Në rast se vije një trajner që dëshiron gjithmonë fitoren, atëherë sa i njoh unë tifozët shqiptarë ata janë në gjendje të udhëtojnë nga Amerika vetëm për ta parë Kosovën”.

“Edhe njëherë dua t’i kërkoj falje tifozëve, por besoj që do të ketë një reflektim dhe së bashku do të arrijmë shumë fitore”, përfundoi sulmuesi i mirënjohur kosovar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
E papritur, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

E papritur, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

Ligat tjera
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Kalo në kategori