LAJMI I FUNDIT:

Burri që mbyti gruan e tij: E doja, isha xheloz për të

Burri që mbyti gruan e tij: E doja, isha xheloz për të

Xhelozia duket se ka qenë shkaku i krimit në familje të ndodhur në Lushnje pasditen e kësaj të premteje, ku burri vrau me sqepar gruan e tij.

Në dëshminë e dhënë në polici, 55-vjeçari Tajar Kazanxhiu ka thënë se, “E doja gruan, bëhesha shumë xheloz për të. Për këtë shkak nisa të konsumoj alkool dhe natën e krimit situata më doli nga kontrolli”.


Ai ka thënë se nuk donte ta vriste Natashën, por shprehet se nuk e di se çfarë i ndodhi.

Tajari godit bashkëshorten 51-vjeçare me sqepar në kokë dhe trup, duke bërë që gruaja si pasojë e plagëve të marra të gjejë vdekjen pak orë më vonë në spital.

Zbardhen detajet se si lushnjari i dehur masakroi për vdekje gruan e tij (Video)
Lexo po ashtu Zbardhen detajet se si lushnjari i dehur masakroi për vdekje gruan e tij (Video)

Çifti ishin martuar dy vite më parë, ndërsa vinin nga divorce të mëparshme.

I dyshuari për krimin nuk kishte fëmijë, ndërsa e ndjera kishte dy vajza të martuara.

Mësohet se Tajari bëhej shumë xheloz për të shoqen, dhe situata duket se i ka dalë nga kontrolli, për shkak edhe të sasisë së madhe të alkoolit që kishte konsumuar.

Kjo ka bërë që çifti të ketë jo pak debate, ku gruaja ka vendosur të largohet nga banesa, për t’u transferuar te shtëpia e vajzës në fshatin Plug, e cila ishte bosh, për shkak se e bija bashkë me familjen jetonin në Greqi.

Por mbrëmjen e krimit, në banesën ku ishte zhvendosur Natasha ka shkuar dhe Tajari i cili i ka kërkuar që të kthehej në shtëpi, por gruaja e ka kundërshtuar, duke i kërkuar që të ikte.

Mësohet se gruaja po punonte në kopshtin para shtëpisë ku po priste disa barishte me sqepar, ku në një moment 55-vjeçari i ka marrë mjetin e punës nga dora gruas, duke e masakruar me të. /noa.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori