LAJMI I FUNDIT:

Bellew: Haye do ta hedhë peshqirin, nuk do t’i durojë grushtet e mia

Bellew: Haye do ta hedhë peshqirin, nuk do t’i durojë grushtet e mia

Tony Bellew beson se do ta detyrojë rivalin e tij, ish-kampionin e botës David Haye, të tërhiqet nga sfida pasi të provojë grushtet e tij.

Dy boksierët britanikë do të kryqëzojnë dorezat në “O2 Arena” të Londrës më 4 mars, në një përballje që konsiderohet e fortë, edhe pse nuk është e vlefshme për asnjë titull.


Haye u rikthye në ring një vit më parë pas një pushimi trevjeçar dhe deri më tani ka zhvilluar vetëm dy sfida të lehta, por kjo ndaj Bellew do të jetë një përballje e fortë, transmeton Telesport.

Haye-Bellew, grushte në konferencë për media (Video)
Lexo po ashtu Haye-Bellew, grushte në konferencë për media (Video)

“Ju garantoj se nëse dueli shkon në raundin e pestë, Haye do të detyrohet ta hedhë peshqirin dhe tërhiqet nga ringu”, ka theksuar Tony Bellew, kampion bote në peshën super të mesme dhe që debuton në peshën e rëndë.

“Sfida sa vjen e bëhet më e vështirë për të. Ai nuk do të ketë më ato duele të lehta. Këtë gjë David do ta shohë më 4 mars, ku le të ndodhë ç’të ndodhë. Unë do të bëhem boksieri më i mirë i peshave të rënda dhe do t’i mposht të gjithë”, ka shtuarmë tej boksieri britanik, i cili nuk e konsideron aspak të rrezikshëm rivalin e tij.

“Ai nuk ka teknikë, por ka një fizik të mirë dhe kjo e lejon të grushtojë fort. Por, unë premtoj se pas raundit të dytë do ta hedh në tapet. Besoj se dueli nuk ka për të zgjatur më shumë se katër-pesë raunde”, ka deklaruar 34-vjeçari.

Bellew numëron 28 fitore, dy humbje dhe një barazim, ndërsa 36-vjeçari Haye ka 28 fitore dhe dy humbje si profesionist.

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori