LAJMI I FUNDIT:

Bëhen 18 vjet që nga themelimi i Brigadës 137 “Gjakova”

Bëhen 18 vjet që nga themelimi i Brigadës 137 “Gjakova”

Sot bëhen 18 vjet nga themelimi i Brigadës 137 “Gjakova” të UÇK-së. Themelimi i kësaj brigade ishte bërë me urdhrin e komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj.

Sipas një komunikate për media, të lëshuar nga Këshilli Organizativ i Brigadës 137 “Gjakova”, thuhet se kjo brigadë ishte themeluar pas kërkesave të ushtarëve të UÇK-së për ndërhyrje në Komunën e Gjakovës, me qëllim të ndalimit të masakrave dhe krimeve të ushtrisë serbe ndaj qytetarëve të kësaj komune.


“Me fillimin e luftës në Kosovë dhe fillimin e bombardimeve të NATO-s, më 24 mars 1999 Zona Operative e Dukagjinit njoftohej për  masakrat dhe krimet që ushtroheshin mbi popullatën e pa mbrojtur të Komunës së Gjakovës, nga forcat paramilitare serbe. Më 25 mars 1999, shumë djem dhe vajza të renditura në radhët e UÇK- së në Zonën e Dukagjinit, iu parashtrua kërkesa Komandantit Ramush Haradinaj për fytjen e tyre në qytet, për ta mbrojtur popullatën civile. Më datë 28 mars 1999 nga fshati DASHINOC Komandant i ZOD-it Ramush Haradinaj jep urdhëresën me nr. L8/862/99 për krijimin e njësitit në shkallë Brigade, të emërtuar BRIGADA 137 “GJAKOVA” e UÇK- së, bashkë me emërtimin e kuadrit komandues”, thuhet në komunikatë..

Në këtë komunikatë thuhet se pas themelimit të Brigadës 137 “Gjakova”, më datë 29 mars 1999 kjo brigadë me shumë pjesëtarë të armatosur, secili prej tyre i pajisur edhe me nga një armë dhe armatim shtesë u futen në qytetin e Gjakovës.

Kjo brigadë ishte ndarë në 4 grupe, të cilat ishin vendosur në 4 pozicione të qytetit, si pikat më të mira strategjike të mundshme për zhvillimin e aktivitetit ushtarak të kësaj  Brigadës. Tri grupet dhe Shtabi i Brigadës ishin vendosur në lagjet e Çabratit dhe një grupi vendoset në Orize (Zidi i Sadik Agës). /KosovaPress/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori