LAJMI I FUNDIT:

Basha e merr mbështetjen e plotë europiane për zgjedhje të lira

Basha e merr mbështetjen e plotë europiane për zgjedhje të lira

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po merr pjesë në Kongresin e Partisë Popullore Europiane (PPE) në Maltë ku mbajti edhe një fjalë në seancën plenare. Gjatë qëndrimit në Maltë, kryetari i opozitës ka zhvilluar takime me udhëheqës të partive simotra dhe drejtues të institucioneve Europiane.
Gjatë këtyre takimeve, Basha ka parashtruar kërcënimin real të zgjedhjeve të lira e të ndershme në Shqipëri prej krimit, drogës dhe parave të pista, si dhe ka kërkuar mbështetjen europiane për këtë betejë që po zhvillon opozita. Kjo ishte tema e bisedës me Presidentin e PPE, Josef Daul, dhe me Sekretarin e Pergjithshëm Antonio Lopez Isturiz.

Me Ministrin e Jashtëm austriak, Sebastian Kurz, Basha vuri ne dukje rendësin themelore qe kane zgjedhjet e lira për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Basha tha se kjo beteje për vlerat europiane do te zhvillohet deri ne fitore.


Basha u takua me Komisionerin europian për Sigurinë, Dimitri Avramopulos me të cilin ndanë shqetësimin e thellë për krimin e organizuar, drogën dhe trafiqet. Ai e njohu me planin e Partisë Demokratike për lufte pa kompromis dhe shtypje të krimit dhe trafiqeve, dhe mori garancitë për mbështetjen e plotë dhe institucionale nga Komisioneri për Sigurinë, në luftën ndaj krimit në vend.

Në bashkëbisedimin me Pier-Ferdinando Cazini, kreu i senatit italian e ka siguruar Basha se do të ketë përkrahjen e tij për kauzën e votës së lirë.
Basha argumentoi se e vetmja rrugëdalje është krijimi i një qeverie teknike që lufton drogën, paratë e pista, këput lidhjet me krimin dhe zbaton dekriminalizimin. Cazini e ka vlerësuar si të drejtë propozimin e opozitës shqiptare për daljen nga kriza.

I shqetësuar për situatën e krimit të organizuar dhe drogës është dhe kreu i opozitës greke Kyrjakos Micotaqis. Në takimin me kryeopozitari grek, Basha u shpreh se e çmon dhe mbështet betejën që Basha dhe opozita shqiptare po bëjnë për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme.

Senatori italian Mario Mauro dhe kryetari i grupit Forza Italia në Senatin Italian, Paolo Romani e njohin situatën në Shqipëri. Ata i thanë Basha se qëndrojnë në krah të tij dhe se përpjekjet e mëdha që po bëhen për votën e lirë, janë të drejta.

Në takimin me Presidentin e Këshillit të Europës, Pedro Agramunt, Basha ka theksuar se Shqipëria s’duhet lenë të bjerë në greminën e krimit të organizuar që ka kapur shtetin dhe të karteleve të drogës me lidhje qeveritare që kanë planifikuar mbajtjen e pushtetit duke asgjesuar votën.

Basha mori garancinë e Agramunt për mbështetje që Shqipëria të mos beje kthim pas në standardet e demokracisë e votës së lirë.

Kryetari Basha u takua edhe me kryeministrin kroat Andre Plenkovic, me fituesin e zgjedhjeve në Bullgari, Borisov me Doris Pack, që e njeh mjaft mirë gjendjen e krimit, të drogës dhe kërcënimin e votës në Shqipëri, me kreun e kristiandemokratëve holandezë Sybrand Buma, me kreun e Komisionit të Jashtëm në PE, David Mcallister me kreret e partive simotra të Suedisë dhe Sllovenisë, Ministrin federal të Bujqësisë në qeverinë gjermane, Christian Schmidt. Në këto takime është theksuar nevoja që ka Shqipëria për të ndalur planin e qeverisë për vjedhjen e cenimin e votës, e për të mbajtur zgjedhje të lira e të ndershme.

Kryetari i opozitës Basha do të marrë pjesë sot në Samitin e Partisë Popullore Europiane, forumi më i lartë politik i formacionit të djathtë në Europë, ku pritet të takohet dhe bashkëbisedojë me krerët e partive simotra dhe krerët e qeverive dhe institucioneve europiane. PPE është grupimi më i madh politik në Parlamentin Europian dhe aktualisht përfaqësuesit e saj janë në krye të tre institucioneve kryesore të BE, në Parlamentin Europian, Këshillin Europian dhe Komisionin Europian. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori