LAJMI I FUNDIT:

Baraliu tregon nëse u shkel Kushtetuta në seancën konstituive (Video)

Baraliu tregon nëse u shkel Kushtetuta në seancën konstituive (Video)

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, sqaron krejt atë se çfarë ndodhi në seancën e sotme konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Baraliu ka folur edhe për nismën e LDK-së për të kërkuar sqarim nga Gjykatës Kushtetuese rreth  ligjshmërisë së veprimeve të koalicionit PAN, i cili po bojkoton këtë seancë.


Ai thotë se meqenëse nuk është marr asnjë vendim në këtë seancë, nuk mund të ketë ndonjë shkelje kushtetuese.

Madje ai tha se fajtor dhe përgjegjës për këtë zvarritje të formimit të institucioneve është vet PAN-i.

Ndërsa, sa i përket afatit të fundit për formimin e institucioneve, Baraliu thotë se nuk ka datë të caktuar si pasojë e mangësive të vetë Kushtetutës.

“Si pasojë e mangësive që ka Kushtetuta në fuqi, kjo çështje rreth prpozimit dhe zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës nuk është e definuar deri në fund nga Kushtetuta. Pikërisht këtë vakuum kushtetues po e përdorin, po abuzojnë me të disa segmente politike duke e shtyer dhe zvarritur këtë proces, i cili ka mundësi teorike dhe doktrinare që zgjas deri në pakufi, deri të mbyllet seanca konstituive, të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët”, thotë ai.

Madje Baraliu tha se nisma e LDK-së që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të shpjeguar ato që po ndodhin në Kuvend është plotësisht e drejtë dhe kushtetuese.

“Përfaqësuesi, i cili tash është edhe kryetar i LDK-së ka të drejtë që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me shpjegim për atë se çfarë po ndodh me zgjedhjen e  kryetarit të Kuvendit në bazë të Ligjit 67 paragrafi 2”, tha ai

Në këtë iniciativë drejt Gjykatës Kushtetuese, Baraliu tha se do të duhet të shpjegohet edhe për drejtën diskrecionale në vendimin e vitit 2014, ku i jepet e drejta Presidentit të vendos se kujt ia jep mandatin për të formuar qeverinë. /Tribuna/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori