LAJMI I FUNDIT:

Balonat gjigante në formë gjeli, që ngjajnë me Donald Trumpin (Video)

Balonat gjigante në formë gjeli, që ngjajnë me Donald Trumpin (Video)

Më 28 janar, në Kinë fillon Viti i Ri Hënor dhe ky vit i përket shenjës së Gjelit.

Për këtë arsye, janë krijuar balona të mëdha në formë të kësaj shpeze ferme, mirëpo fytyra dhe flokët e tyre ngjajnë shumë me presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, transmeton Telegrafi.


Madje, “krijesa” gjigante i ka edhe dy gishtërinjtë e mëdhenj të ngritura sipër, njëjtë siç bën edhe miliarderi Trump.

Nuk dihet pse është vendosur të punohen këto objekte që duhet të fryhen, meqë për dekada me radhë Pekini zyrtar dhe SHBA-të i kanë marrëdhëniet e këqija.

Ky raport nuk pritet të ndryshojë për të mirë, sepse presidenti Trump i ka telefonuar zyrtarëve në Taipeit për t’i siguruar për marrëdhënie të mira me Tajvanin. Kjo i ka nervozuar zyrtarët e Kinës, pasi nuk e njohin Tajvanin si shtet të pavarur. /Telegrafi/