0Shares

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) është pranë realizimit të planit të të hyrave për këtë vit.

Drejtori i ATK-së, Behxhet Haliti ka pohuar për ORAinfo.com se kanë arrit që deri të premten të realizojë 97 për qind të planit të të hyrave.

Ai është shprehur optimist se deri në fund të vitit do të realizojnë 100 për qind planin e të hyrave. “ATK është brenda planifikimeve dhe beson se do ti realizojë zotimet që i ka karshi FMN-së dhe Qeverisë”, është shprehur Haliti.

Ndryshe, ATK është planifikuar të mbledh sivjet 288 milionë euro. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)