Pak pas mesditës së 25 prillit, në autostradën Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të Sukthit, ish-shefi i Krimit Ekonomik në Tiranë, Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dauti u vranë në një atentat me armë zjarri, nga persona ende të paidentifikuar.
Makina me të cilën udhëtonin dy viktimat, ishte një Audi S8 me targë AA 111 OI, e bërë “shoshë” nga të paktën 50 plumba kallashnikovi.
Por referuar një video të publikuar në rrjetin social “Youtube” rezulton se pikërisht makina me të cilën udhëtonin viktimat, është testuar në Gjermani në shkurt të po këtij viti gjatë një eventi garash me makina, raporton “BalkanWeb”.
Siç shihet edhe nga pamjet e videos që zgjat 05:22, makina “Audi” me targa AA 111 OI është testuar disa herë në pistë me makina të tjera si Mercedes Benz, BMW, etj., dhe ka rezultuar fituese në disa në gara shpejtësie.
Megjithatë, referuar komentit që shoqëron këtë video në “Youtube” sqarohet ndër të tjera se nga testet në pistë ka rezultuar se “Audi” S8 me 700 kuaj fuqi “nuk është makina ideale për gara shpejtësie por është mjaft impresionuese ta shohësh atë në veprim”, raporton “BalkanWeb”.
Ndërkohë nga pamjet është e vështirë të dallohet se kush ka qenë në timonin e “Audit” me targë AA 111 OI gjatë këtyre garave të zhvilluara në Gjermani vetëm dy muaj para se kjo makinë dhe dy pasagjerët e saj të “sharroheshin” nga plumbat në autostradën Tiranë-Durrës.
A ka qenë vetë Ervin Dalipaj apo Juxhin Dauti që e kanë testuar forcën e kësaj makine në Gjermani para se të udhëtonin me të në rrugët e Shqipërisë? Apo ka qenë ndonjë mik që për llogari të tyre e ka bërë provën për ta apo qejfin e tij? Video e publikuar në “YouTube” nuk i jep dot këto përgjigje.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre