LAJMI I FUNDIT:

Arsenali ‘shpëton’ sezonin e dështuar, mposht Chelsean dhe fiton Kupën FA (Video)

Arsenali ‘shpëton’ sezonin e dështuar, mposht Chelsean dhe fiton Kupën FA (Video)

Arsenali ka fituar Kupën FA pasi ka mposhtur Chelsean në finale me rezultat 2-1.

Arsenali dhe Chelsea kanë dhuruar një ndeshje të madhe në finalen e madhe të Kupës FA, ku edhe stadiumi Wembley ishte i stërmbushur nga të dy tifozëritë.


Pjesa e parë e takimit nisi më mirë për Topçinjtë, të cilët e gjeten golin qysh në minutën e katërt me anë të Alexis Sanchez.

Sulmuesi kilian shënoi një gol nga afërsia, por ishte shumë kontrovers, pasi Aaron Ramsey ishte në pozitë jashtë lojë dhe u duk se u inkuadrua në aksion.

Në vazhdim të kësaj pjese, të dy skuadrat patën edhe raste tjera për gol me anë të Mesut Ozil (16’), Danny Welbeck (19’) dhe Diego Costa (28’), por pa arritur të ndryshojnë shifrat dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 1-0.

Në pjesën e dytë, Chelsea nisi më mirë me shanse të krijuara nga Victor Moses dhe Pedro, por nuk arritën të gjejnë golin e barazimit.

Megjithatë, ishin Blutë atë që shënuan golin e parë në këtë pjesë me anë të Diego Costas, i cili shënoi në minutën e 76 pas asistimit të Willian për 1-1.

Arsenali nuk u pajtua me këtë barazim dhe gjeti golin e epërsisë pas vetëm dy minutave, ku Aaron Ramsey shënoi me kokë për 2-1 pas asistimit të Olivier Giroud.

Deri në fund, pati edhe shumë raste për dy skuadrat, por goli mungoi dhe në fund ishin Arsenali ata që iu gëzuan triumfit duke fituar Kupën FA për këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori