LAJMI I FUNDIT:

Aktivisti i VV-së, Xhevat Sefaj: Albulena Haxhiu, në këtë foto i shtrirë për toke nuk është babai yt – jam unë!

Aktivisti i VV-së, Xhevat Sefaj: Albulena Haxhiu, në këtë foto i shtrirë për toke nuk është babai yt – jam unë!

Para një viti, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, si dhe burri i saj Alban Krasniqi, në profilet e tyre në Facebook kanë postuar një fotografi, ndërsa kanë akuzuar pjesëtarin e njësive ROSU, Amir Gërgurin.

Fjala është për protestën e 22 tetorit të vitit 2012, kur alivanoset dhe kalon në gjendje kome shtetasja gjermane, Iris Von Der Ehe, që ndërron jetë më 18 shtator 2015.


Albulena Haxhiu dhe burri i saj Alban Krasniqi, me akuza të rënda për Amir Gërgurin
Lexo po ashtu Albulena Haxhiu dhe burri i saj Alban Krasniqi, me akuza të rënda për Amir Gërgurin

Haxhiu thotë se në këtë foto, Gërguri ka vënë këmbën mbi kokën e babait të saj 62-vjeçar.

“Krimet e tilla nuk vjetërsohen asnjëherë! Drejtësia njëherë do të triumfojë dhe do të mbahesh edhe ti përgjegjës!”, ka shkruar Haxhiu më 10 janar 2016.

Kundërpërgjigjet Amir Gërguri: Babai i Albulena Haxhiut, familjar i imi
Lexo po ashtu Kundërpërgjigjet Amir Gërguri: Babai i Albulena Haxhiut, familjar i imi

Por, aktivisti i VV-së, Xhevat Sefaj, thotë për Telegrafin se në atë foto i shtrirë për toke është ai e jo babai i Haxhiut. Sefaj thotë se vjet nuk ka reaguar, pasi ka menduar se deputetja e VV-së ka rënë në lajthitje, ndërkaq shton se nuk ndihet mirë as pse burri i saj, Albani, e ka fshirë një koment që thotë se aty nuk ishte baballëku i tij.

“Reagoj sot sepse nuk më pëlqen që çdo meritë e sakrificë të përvetësohet nga disa krerë të VV-së”, thotë ai, duke shtuar se ka reaguar në postimin e vjetër të Haxhiut. /Telegrafi/