Në profilet e tyre në Facebook, deputetja Albulena Haxhiu dhe burri i saj Alban Krasniqin, kanë shkruar për komandantin e ROSU-së - shkrime të cilave ua kanë bashkëngjitur të njëjtën foto - Amir Gërgurin.
Fjala është për protestën e 22 tetorit të vitit 2012-të, kur alivanoset dhe kalon në gjendje kome shtetasja gjermane, Iris Von Der Ehe, që ndërron jetë më 18 shtator 2015. Që të dy e cilësojnë fajtor Gërgurin. Por, më i ashpër në akuza është Krasniqi, që komandantin e ROSU-së e etiketon si vrasës.
“Do të doja shumë që Amir Gërguri ta shihte këtë foto dhe ta pyesja se a është kjo mënyra se si i mbrojnë qytetarët?! Sepse në këtë foto është qizmja e zezë e tij mbi kokën dhe trupin e babait tim 62 vjeçar në protestën e 22 tetorit të vitit 2012. Pikërisht në këtë protestë ku nga dhuna policore ndaj qytetarëve humbi jetën Irisi. Krimet e tilla nuk vjetërsohen asnjëherë! Drejtësia njëherë do të triumfojë dhe do të mbahesh edhe ti përgjegjës!” (sic.), ka shkruar Haxhiu.
Ndërkaq, Krasniqi në profilin e tij në Facebook thotë: “Amir Gerguri siç e din je përgjegjës direkt për humbjen e jetës së një gruaje. Ti nuk je polic ti je VRASËS.Ja vetem ca dëshmi të krimeve tua vetëm gjatë një dite pune ku ti " mbroje qytetarët" ku tregohet dhuna alla paramilitare serbe e jotja dhe ca gjakpirësve tjerë që paguhen me para tona. Nëse policët tjerë kanë ndergjegje minimale qytetare e kombëtare nuk dalin ne mbrojtje te Qeverise se Zajednices. Zgjedhni Polici..O me popullin O me zajednicën. Por ty Amir stë harrojmë për jetë të jetëve…ka me pas drejtësi edhe për dhe mbi ty dhe kedo që vepron mbi popull të vet. Nëse ndonjëherë më shkon mendja dhe bëhem si Amiri apo tipa si ai e lus popullin që të ma jap denimin e merituar qoftë edhe me jetë” (sic.). /Telegrafi/
Do të doja shumë që Amir Gërguri ta shihte këtë foto dhe ta pyesja se a është kjo mënyra se si i mbrojnë qytetarët?!…
Posted by Albulena Haxhiu on Sunday, January 10, 2016
Amir Gerguri siç e din je përgjegjës direkt për humbjen e jetës së një gruaje. Ti nuk je polic ti je VRASËS.Ja vetem ca…
Posted by Alban Krasniqi on Sunday, January 10, 2016
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
LDK e AAK i bënë "bllok" Kurtit, çfarë thanë nga opozita për ftesën e kryeministrit për takim?
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu
Diell dhe vranësira, pasdite rrebeshe shiu
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron