LAJMI I FUNDIT:

Zanetti shpreson në transferimin e Mascheranos

Zanetti shpreson në transferimin e Mascheranos

Kapiteni legjendar i Interit, Javier Zanetti, ka mbështetur tentimet e klubit për të transferuar mesfushorin defensiv të Liverpoolit, argjentinasin Javier Mascherano.

Agjenti i Mascheranos kishte thënë se do të ishte ëndërr për klientin e tij të kalonte te kampioni italian, ndërsa këtë lëvizje e mbështet dhe ikona e Interit.

“Mascherano është një mesfushor i mirë qendror, ai fiton shumë topa dhe është fizikisht i fortë. Ai do të luante mirë në secilin ekip”, theksoi Zanetti. /Telegrafi/