LAJMI I FUNDIT:

Zambrotta: Barca më e mirë se Interi

Zambrotta: Barca më e mirë se Interi

Mbrojtësi italian Gianluca Zambrotta ka nënvlerësuar tripletën e fituar nga Interi sezonin që sapo përfundoi, duke thënë se Barcelona është ekipi më i mirë.

“Me vite Barcelona e ka shfaqur futbollin më të mirë. Interi e fitoi Ligën e Kampionëve, por Barcelona është ekip më i mirë kur vjen në pyetje cilësia e lojës”, theksoi Zambrotta.

Zambrotta është në Afrikën e Jugut me kombëtaren italiane, e cila e fillon Botërorin kundër Paraguait. /Telegrafi/