LAJMI I FUNDIT:

YouTube largon më shumë se 9000 kanale që kanë të bëjnë me luftën në Ukrainë

YouTube largon më shumë se 9000 kanale që kanë të bëjnë me luftën në Ukrainë
-->

YouTube ka larguar më shumë se 70,000 video dhe 9,000 kanale në lidhje me luftën në Ukrainë.

Kjo, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, është bërë për shkak të shkeljeve të udhëzimeve të përmbajtjes, duke përfshirë heqjen e videove që i referoheshin pushtimit si një “mision çlirimi”.

Platforma është jashtëzakonisht e popullarizuar në Rusi, ku, ndryshe nga disa nga homologët e saj amerikanë, ajo nuk është mbyllur pavarësisht se prezanton përmbajtje nga figura të opozitës si Alexei Navalny.

Që nga fillimi i agresionit në shkurt, YouTube ka hequr kanalet duke përfshirë atë të gazetarit pro-Kremlinit, Vladimir Solovyov.

Kanalet e lidhura me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme të Rusisë janë pezulluar gjithashtu përkohësisht nga ngarkimi i videove në muajt e fundit për të përshkruar luftën si një “mision çlirimi”.

Shefi i produktit i YouTube, Neal Mohan, ka thënë: “Ne kemi një politikë të madhe të ngjarjeve të dhunshme dhe kjo vlen për gjëra të tilla si mohimi i ngjarjeve të mëdha të dhunshme: gjithçka nga Holokausti te Sandy Hook. Dhe sigurisht, ajo që po ndodh në Ukrainë është një ngjarje e madhe e dhunshme. Dhe kështu ne e kemi përdorur atë politikë për të ndërmarrë veprime të paprecedentë”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Një rekord i ri botëror është vendosur me procesorin e ri Core i9-14900 nga Intel, pamje që e dëshmojnë këtë

Një rekord i ri botëror është vendosur me procesorin e ri Core i9-14900 nga Intel, pamje që e dëshmojnë këtë

Teknologji
Një grup hakerësh pretendojnë se kanë vjedhur 740 GB të dhëna nga Viber

Një grup hakerësh pretendojnë se kanë vjedhur 740 GB të dhëna nga Viber

Teknologji
WhatsApp prezantoi një ndryshim të madh

WhatsApp prezantoi një ndryshim të madh

Teknologji
Cila është veçoria e radhës e WhatsApp që po e bën atë të duket i ngjashëm me Instagramin

Cila është veçoria e radhës e WhatsApp që po e bën atë të duket i ngjashëm me Instagramin

Teknologji
Boeing miratoi konstelacionin e satelitëve të internetit

Boeing miratoi konstelacionin e satelitëve të internetit

Teknologji
Lojtarët e Fortnite mund të dërgojnë audio kur raportojnë abuzim në video-lojë

Lojtarët e Fortnite mund të dërgojnë audio kur raportojnë abuzim në video-lojë

Lojëra
Kalo në kategori