LAJMI I FUNDIT:

Xavi: Cesc, i huazuar te Arsenali

Xavi: Cesc, i huazuar te Arsenali

Mesfushori i Barcelonës, Xavi, sigurisht se do të nervozojë tej mase drejtuesit e Arsenalit, e në veçanti Arsene Wengerin me komentet e tij të fundit, ku thotë se Fabregas është vetëm i huazuar te Arsenali.

“Ne e dimë se Cesc dëshiron të vijë këtu për sezonin që do të fillojë së shpejti, por ndoshta nuk ka kohë për Barcelonën dhe Arsenalin që të arrijnë marrëveshje. Arsenali duhet të kuptojë se vetëm është duke e shtyrë një gjë të paevitueshme. Nëse nuk do ta transferojmë këtë verë, atëherë Arsenali do ta ketë atë edhe një vit si huazim, sepse nuk ka asgjë që mund të bëjnë për të ndalur transferimin e tij verën e ardhshme”.

“Njerëzit e Fabregas kanë kohë një sezon të tërë për të shkëputur kontratën nga Arsenali dhe transferimi do të ndodhë jo më larg se verën e ardhshme. Nuk jam dorëzuar në atë se mund të vijë këtë verë, por nëse nuk vjen, do të jetë vetëm edhe një vit më shumë kur ai të kthehet në shtëpi”.

“Ne kemi qenë me të për pesë javë në Afrikën e Jugut dhe ai e ka bërë të qartë se dëshiron të jetë në Barcelonë. Por, ai në asnjë mënyrë nuk dëshiron të bëjë ndonjë gjë që do të ofendojë tifozët e Arsenalit. Dhe kjo është arsyeja pse ndoshta duhet të presim edhe një vit”, ka thënë Xavi për The Daily Express. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Amarildo Bakaj merr një fitore të madhe, detyron kundërshtarin që ta dorëzojë meçin

Amarildo Bakaj merr një fitore të madhe, detyron kundërshtarin që ta dorëzojë meçin

Boks
Neymari u dërgon brazilianëve të Real Madridit një ‘mesazh të tmerrshëm’ për Mbappen

Neymari u dërgon brazilianëve të Real Madridit një ‘mesazh të tmerrshëm’ për Mbappen

Ndërkombëtare
Lamine Yamal zbulon se cila është diferenca kryesore mes Hansi Flickut dhe Xavit

Lamine Yamal zbulon se cila është diferenca kryesore mes Hansi Flickut dhe Xavit

La Liga
“Të gjithë jemi të mërzitur me sjelljet e tij”, ish-legjenda e Real Madridit kritikon Viniciusin

“Të gjithë jemi të mërzitur me sjelljet e tij”, ish-legjenda e Real Madridit kritikon Viniciusin

La Liga
Real Madridi merr një goditje të rëndë, ylli i ekipit do të mbetet jashtë fushave për një kohë të gjatë

Real Madridi merr një goditje të rëndë, ylli i ekipit do të mbetet jashtë fushave për një kohë të gjatë

La Liga
Goli i Shaqirit kualifikon tutje Baselin në Kupën e Zvicrës

Goli i Shaqirit kualifikon tutje Baselin në Kupën e Zvicrës

Ligat tjera
Kalo në kategori