LAJMI I FUNDIT:

Wenger të kërkojë 60 milionë për Cesc?

Wenger të kërkojë 60 milionë për Cesc?

Radio stacioni spanjoll Ona FM pohon se menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, e ka relaksuar pozitën e tij dhe tani është i gatshëm ta dëgjojë Barcelonën, pasi që këta të fundit po e kërkojnë me ngulm asin Cesc Fabregas.

Deri tani Wenger ka refuzuar çdo ofertë, madje edhe çdo tentim të vetëm të Barcelonës. Thuhet se presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, do të jetë në Londër në ditët në vijim dhe mësohet se Wenger do të pranojë ta takohet me eprorin e Blaugranëve. Sidoqoftë, në këtë fazë të kësaj sage, nuk garantohet se dy bosët do të arrijnë marrëveshje për një transferim.

Arsenali pritet që të vë një çmim prej 60 milionë eurosh për kapitenin e klubit, në tentim për të testuar kampionët e Spanjës, të cilët publikisht kanë deklaruar e nuk kanë ndërmend të paguajnë më shumë se 50 milionë euro. /Telegrafi/