LAJMI I FUNDIT:

Wenger: Harrojeni Fabregasin

Wenger: Harrojeni Fabregasin

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka bërë thirrje që të ndërpriten njëherë e përgjithmonë spekulimet për të ardhmen e Cesc Fabregas.

“Po, ka pasur shumë fjalë për këtë. Unë gjithmonë kam thënë se ne duam që ai të qëndrojë. Ai është lojtar me rëndësi për ne dhe kapiten i yni dhe ne duam ta mbajmë atë”.

“Kjo është arsye pse nuk i kemi dëgjuar ofertat. Ne po punojmë shumë në të pasurit lojtarë të fortë dhe ne po kërkojmë ta mbajmë atë. Fjalët janë ndalur tani dhe ne kurrë nuk kemi kërkuar nisjen e tyre”, tha Wenger pas fitores prej 4-0 në miqësoren ndaj Barnet. /Telegrafi/